Boll ëndërruat dhe filloni të veproni!

Boll ëndërruat dhe filloni të veproni!


Doni të dini se çfarë u ndodh njerëzve që shpenzojnë jetën e tyre duke ëndërruar rreth famës dhe parave, duke lexuar rreth suksesit dhe arritjeve të të tjerëve dhe duke dashur gjithmonë të jenë një “dua të jem” i elitës influencuese me shpresën se pak nga magjia e tyre do të prekë edhe ata?

Aspak fare. Ëndërrimi, leximi rreth të tjerëve dhe ndjekja e të tjerëve nuk do t’ju çojë askund. E vetmja mënyrë për të arritur ndonjë nga këto gjërat është duke i bërë ato.

Nëse përputheni me përshkrimin e mësipërm, atëherë keni dy opsione para jush. Ju mund të vazhdoni të bëni atë që keni qenë duke bërë deri më sot dhe të përfundoni të hidhëruar dhe të varfër, ose të hapni sytë, të ndryshoni sjelljen tuaj dhe të bëni diçka për veten tuaj, derisa jeni në kohë.

Ama ta dini, se nuk ka asgjë të keqe nëse doni të jeni të suksesshëm, por suksesi nuk është një objektiv; është një rezultat i të gjithë jetës si pasojë e punës dhe këmbënguljes. Ai vjen nga vitet e edukimit dhe të eksperiencës duke zhvilluar në këtë mënyrë ekspertizën dhe duke mësuar procesin e gjërave. Ai vjen nga rendja pas shanseve, ndërtimi i marrëdhënieve, zgjedhja e alternativave të duhura, të qënit të disiplinuar dhe duke u fokusuar te çështjet me rëndësi. Ai vjen nga fitoret e realizuara me shumë djersë dhe nga humbjet e pikëllueshme.

E vërteta është se ju nuk do të bëheni kurrë të pasur dhe të famshëm duke u fiksuar pas idesë. Do t’ia arrini vetëm nëse fokusoheni këtu DHE tani. Duhet të fokusoheni të arrini një objektiv në çdo kohë, por kohë reale!

Tani vë bast se edhe disa nga ju po mendoni se është mirë të keni objektiva për të arritur dhe apriori mendoni se duke mësuar nga rezultatet e atyre që ia kanë dalë, mund t’ia dilni edhe ju në të njëjtën mënyrë. Kjo mund të jetë e vërtetë, por që objektivat të jenë efektivë, ata duhet të jenë më shumë praktikë dhe specifikë se aq. Dhe asnjë nga guidat e gatshme me vetëm një të klikuar në internet nuk ju tregon dot se si të arrini suksesin individual.

Ja se si ndodh suksesi i vërtetë në botën reale:

1. Pikësëpari, prindërit ju mësojnë për etikën në punë, rëndësinë e personalitetit dhe bërjes së zgjedhjeve të zgjuara.

2. Më pas shkoni në shkollë, merrni një arsimim, mësoni për bazat e një fushe studimi.

3. Filloni të kërkoni dhe gjeni një punë (me shpresën për të qenë në fushën tuaj, por mbase ende jo) dhe mësoni se si funksionon bota në të vërtetë, si funksionojnë kompanitë, si funksionojnë bizneset, dhe ajo më kryesorja, si funksionojnë njerëzit.

4. Me kalimin e kohës, ju zhvilloni ekspertizënn tuaj, ndërtoni marrëdhënie, ekpozoheni ndaj mundësive të reja, dhe zbuloni se çfarë ju pëlqen vërtet të bëni, pastaj fokusoheni të bëni atë gjë. Por mbi të gjitha, ju mësoni nga të tjerët dhe eksperienca.

5. Përballeni me shumë pengesa, disa i kapërceni ndërkohë të tjera ju rrëzojnë. Nxirrni mësime nga disfatat që ju kanë ‘marrë shpirtin’ dhe fitoni besim nga fitoret. Dhe gjatë gjithë rrugëtimit, ju punoni fort për të, konkurroni dhe nuk hiqni dorë.

6. Nëse bëni zgjedhje me mend dhe ndiqni rrugën e duhur për ju, me kalimin e kohës ajo që do të bëni është një punë fantastike dhe do të arrini gjëra të mëdha. Dhe një ditë do të hidhni sytë pas, do të kuptoni se keni bërë gjërë të mira për veten tuaj dhe do të ndiheni mirë për këtë. Dhe më pas do t’i ktheheni sërish punës.

Jo se funksionon gjithmonë në këtë mënyrë, ne të gjithë përfundojmë duke e “dreqosur” dhe mbase përsërisim një hap ose dy, por pjesën më të madhe të kohës, kjo është fytyra e vërtetë e suksesit në botën reale. Në një formë apo tjetrën, kjo është rruga që zakonisht ndjekin njerëzit.

Vini re se askund nuk gjeni të thuhet se si dështohet nëpër librat dhe blogjet “mendjelehtë si limonatë”, duke postuar citate “idiote” në mediat sociale, duke ndjekur të vetëquajturit “influencuesë,” ose duke harxhuar kohën e çmuar me artikuj popullorë rreth lidershipit, sipërmarrjes ose zakoneve personale të milionerëve.

Tani, që të mos më keqkuptoni: Ne të gjithë kemi momentet tona, të gjithë kemi dobësitë tona, dhe të gjithë bëjmë gabime. Por s’duhet t’i bëni zakon. Dhe natyrisht, të gjithë kemi nevojë të argëtohemi në jetë. Askund nuk thuhet se puna juaj nuk mund të jetë një pjesë e madhe e asaj që e bën jetën ta vlejë që ta jetosh.

Të gjithë e kemi potencialin për një jetë që na mbush, por vetëm nëse e jetojmë atë. E njëjta gjë është edhe për punën. Kështuqë boll ëndërruat dhe filloni të veproni!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0