Blerja e Giphy nga Facebook, Autoriteti i Konkurencës nis hetimin - Business Magazine Albania

Blerja e Giphy nga Facebook, Autoriteti i Konkurencës nis hetimin

Blerja e Giphy nga Facebook, një motor kërkimi për imazhet GIF, është nën hetim nga autoriteti i konkurrencës në Britani. Libraria e pasur i Giphy me animacione të shkurtra është shumë popullore në aplikacionet e Facebook. Por gjithashtu ofron shërbim për rivalët e TikTok, Snapchat dhe Twitter.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve në Mbretërinë e Bashkuar (CMA) janë duke hetuar nëse blerja do të përbënte problem për konkurrencën. Blerjen Facebook e bëri të ditur në muajin Maj të këtij viti ndërsa rrjeti social tha se gjysma e trafikut të Giphy vjen nga aplikacionet e Facebook ku përfshihen WhatsApp dhe Instagram.

Facebook gjithashtu deklaroi se ka paguar 400 milionë dollarë për Giphy, duke siguruar se  nuk do të ndikojë në marrëveshjet e bëra me partnerët e tjerë. Autoritetet kërkojnë që Facebook të mbajë kompaninë Giphy më vete me stafin dhe teknologjinë e saj.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0