Biznesmeni shqiptar, Sal Rusi në shtëpinë e Presidentit Trump - Business Magazine Albania

Biznesmeni shqiptar, Sal Rusi në shtëpinë e Presidentit Trump


Biznesmeni dhe aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Sal Rusi, është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump, gjatë një mbrëmjeje në kompleksin e famshëm Mar-a-Lago, në Florida.

Ka qenë një takim mbështetësish republikanë të Presidentit që janë mbledhur në banesën e tij të preferuar jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku është takuar shpesh edhe me udhëheqës të vendeve të huaja që kanë vizituar SHBA-në.

Gjatë takimit, Sal Rusi ka bërë edhe një fotografi me çiftin presidencial, Donald e Melania Trump.

Sal Rusi është një nga biznesmenët më të fuqishëm shqiptaro-amerikanë i shquar më shumë në industrinë e ndërtimit, po edhe në fusha të tjera të investimeve.

Ai dhe familja e tij shquhen për vepra filantropike, për ndihma në kauza të njohura ndërkombëtare dhe në lobimin e çështjes shqiptare gjatë tre dekadave të fundit.

Ndonëse erdhën në këtë vend si mërgimtarë, ata janë një nga historitë më të mëdha të suksesit shqiptaro-amerikan në SHBA.

/Illyria

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0