Biznesi prodhues në Durrës, një model për punësimin - Business Magazine Albania

Biznesi prodhues në Durrës, një model për punësimin


Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi, zhvilloi sot një vizitë në Durrës, ku u takua me stafin e një prej bizneseve më të suksesshme në sektorin e prodhimit, Pastiçerinë “Pelikan”. Pronari i kësaj pastiçerie, Kostandin Tego, një ish emigrant i kthyer pak vite më parë, mund të konsiderohet vërtet një rast suksesi, pasi falë punës së tij, nga një biznes i vogël me dy vetë, sot ka zgjeruar aktivitetin e tij në dy biznese pastiçerie, me rreth 55 të punësuar.

Ministrja Ekonomi uroi pronarin e kësaj pastiçerie për punën e madhe dhe pasionin e tij në zgjerimin e biznesit dhe rritjen e punësimit duke u shndërruar në një model për sipërmarrës të tjerë në Durrës.

Ajo shtoi se qeveria po vazhdon të bëjë përpjekje në lehtësimin e të bërit biznes, veçanërisht përmes thjeshtimit të procedurave në QKB, apo në tatime, ku tashmë çdo gjë plotësohet online. Kostandini thotë se ndryshimet janë të dukshme në sipërmarrjen shqiptare dhe këtë ai e sheh nga përvoja personale. Dikur të duhej të prisje në radhë të gjata për të marrë një dokument apo për të bërë një procedurë, sot gjerat janë online.

“Nëse dikur nuk gjeje staf për ta punësuar në këtë sektor, sot pavarësisht nga arsimi i lartë që kanë zgjedhin të punojnë me kënaqësi në pastiçerinë tonë”, thotë ai. Konstandini shton se ende ka plane të mëdha për t’u zgjeruar dhe madje synon që prodhimet e tij ‘Made in Albania’ të njihen dhe në Europë dhe më tej, ndërsa kërkoi më shumë nga shteti për të ndihmuar me politikat e nxitjes së punësimit, pasi kjo është në interes të dy palëve si të qytetarëve dhe vetë rritjes së biznesit. Durrësi ka gjithsej 13.125 ndërmarrje, 30% e të cilave janë sipërmarrëse femra.​​​​

Për më shumë klikoni për të parë videon këtu.

burimi: gazetashqip

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0