Biznesi i ashtuquajtur “lifestyle”?! Ju në fakt po bëni një revolucion

Biznesi i ashtuquajtur “lifestyle”?! Ju në fakt po bëni një revolucion


Ti jepni prioritet bilancit dhe vlerës, ju bën revolucionar.

Shumë sipërmarrës e kanë bërë këtë: Jeni në një feste apo event pune kur thoni se qëllimisht mbani biznesin tuaj të vogël, çka nënkupton se po punoni vetëm 4 ditë gjatë javës në verë. Menjëherë vjen përgjigjja përbuzëse, “atëherë është vetëm një  lifestyle biznes”. Shumë sipërmarrës, shpesh kanë përçmim për sipërmarrësit që përqendrohen më shumë në përmbushjen personale sesa në ndryshimet globale (megjithëse ka përjashtime).

Trajnerja dhe ish-sipërmarrësja “Lauren Bacon mbështet të parët. Kohët e fundit ajo shkruan se mbron ato sipërmarrës që e shohin punën më shumë si aset për cilësinë e jetës së tyre sesa për numrin e zerove në llogarinë e tyre bankare.

Ky shkrim bën mirë të lexohet nga kushdo që është ndjerë i përbuzur për ambiciet “modeste” ose për shkak të këmbënguljes në ekuilibër.

Ndërtimi i një biznesi lifestyle është një lëvizje radikale.

Në vend që të jesh një opsion për të dobëtin, dembel ose pa frymëzim, vendimi për të ndërtuar një biznes lifestyle (një biznes model, dhe jo biznes mode, shënim i Businessmag.al) të fokusuar në të qenit i lumtur apo të bërit mirë në botë është në të vërtetë një pohim rrënjësor i vlerave të kundër-kulturës, pohon Bacon.

Është një lëvizje për trimat, jo të turpshmit. Vetëm disa biznese të mëdha, argumenton ajo, besdisen nga vlerat alternative që promovojnë disa biznese të vogla. Nëse organizimi juaj dëshmon se puna e vazhdueshme nuk është e nevojshme për përmbushje apo sukses, kjo ngre pyetje të pakëndshme për ata që kanë krijuar varësi nga puna.

Nëse e bëni prioritet kujdesin për veten dhe të dashurit tuaj, kjo do të bëjë të ndihen keq ata që nuk u kushtojnë rëndësi as shëndetit dhe marrëdhënieve të tyre. Është koha të refuzoni gjykimet e të tjerëve për biznesin tuaj të vogël por të bukur, thotë Bacon.

“Ne kemi ndërtuar një kompani të qëndrueshme, vazhdimisht fitimprurëse, duke mbështetur nëntë punëtorë me orar të plotë, duke u dhënë prioritet javëve të arsyeshme të punës, duke punuar me klientët që ndryshojnë botën dhe duke ndërtuar kapacitet brenda dhe jashtë. Si standard për vlerësimin e rritjes së biznesit ne vendosëm aksionin tonë në terren për atë që besuam se biznesi është i mirë, jo vetëm për fitim dhe jo vetëm për sigurimin e produktit. Ka të bëjë me krijimin e hapësirave në botë ku jetesa dhe jeta janë në shtrirje më të ngushtë”.

Nëse kjo është ajo që po bëni me biznesin tuaj lifestyle, mbajeni punën tuaj si një simbol nderi. Nuk je një dembel. Je një revolucionar. Dhe në qoftë se të tjerët nuk e shohin këtë, kjo tregon më shumë për pamendësinë e tyre se sa për ju ose biznesin tuaj. Shko të flasësh me dikë tjetër, në këtë rast me kokën lartë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0