Bizneset dhe institucionet arsimore në një tryezë për të identifikuar nevojat për aftësi

Bizneset dhe institucionet arsimore në një tryezë për të identifikuar nevojat për aftësi


Hoteleri-turizmi në zonën bregdetare të Durrësit dhe Kavajës, duket se po e kalon sfidën e sezonalitetit, duke e shtrirë shërbimin në më shumë se 6 muaj. Megjithatë, rajoni përballet me problemet për të punësuar staf të kualifikuar dhe të qëndrueshëm. Kësaj pengese të shfaqur prej kohësh i shtohen edhe pasojat e dëmeve të tërmetit, që ka prekur zonën bregdetare.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka theksuar se krahas strehimit të familjeve, rimëkëmbja do të përfshijë edhe hotelerinë në Durrës, në mënyrë që kulmi i sezonit ta gjejë gati destiancionin më të madh të pushuesve në bregdet. Përsa i përket sfidës së qëndrueshme të turizmit, punësimi aftatgjatë u diskutua gjatë Shkollës Verore të organizuar nga projekti “Aftësi për Punë”. Pjesë e diskutimit ishin përfaqësues biznesesh, drejtues të institucioneve të arsimit e formimit profesional (AFP) dhe përfaqësues të pushtetit vendor..

Artikulli u publikua më parë në faqen 34 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i nevojave të bizneseve për aftësi dhe mundësia e përditësimit të kurrikulave të AFP-së për t’iu përgjigjur këtyre nevojave. rëndësishëm në këtë drejtim. Vitet e fundit, Shqipëria ka reformuar sistemin e punësimit dhe aftësive dhe që në 2019-ën Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe Agjencia Kombëtare e AFP-së dhe Kualifikimeve (AKAFPK) vlerësohet të jenë tërësisht funksionale. Institucionet e AFP-së, të cilat parashikohet të krijojnë Njësitë e Zhvillimit, do të mbështesin administrimin e shkollës me shtatë funksione kyçe, si: zhvillimi i vazhduar profesional i mësuesve, zhvillimi i kurrikulës, marrëdhënia me biznesin, orientimi në karrierë, promovimi i institucionit, gjurmimi i të diplomuarve në tregun e punës dhe zhvillimi i projekteve etj.

Gjatë prezantimit të AKPA-s në Shkollën Verore, u theksua misioni i saj për të zhvilluar dhe mbështetur forcën punëtore në Shqipëri, përmes ofrimit të arsimit dhe trajnimit profesional, orientimit për karrierën dhe shërbimet e punësimit. Speciale Përfaqësuesit e bizneseve theksuan se prurjet nga shkollat profesionale janë të pamjaftueshme, veçanërisht në shërbimin e hotelerisë. Për këtë arsye, shumë prej sipërmarrësve detyrohen të bëjnë trajnime në kompani. Megjithatë, gjatë sezonit turistik ata gjenden para rrezikut të largimit të punonjësve drejt jugut, ku për muajt e verës kanë një ofertë më të mirë page. Përfaqësuesi i një biznesi në sektorin e hotelerisë u shpreh se mungesat në staf hasen në çdo sektor – kuzhinë, shërbim dhe pastrim – dhe kërkoi bashkëpunim sa më konkret me shkollat profesionale. Një tjetër kompani në fillimet e saj në sektorin e hoteleri-turizmit, u shpreh se megjithëse nuk ka hasur pengesa në gjetjen e stafit, e ka pasur të vështirë të përmbushë nevojën për pozicione specifike si ai i somelierit. Kërkesa për staf të kualifikuar është edhe më e dukshme tek kompanitë e mëdha. Përfaqësuesi i FAFA Resort shprehu nevojën për një numër më të madh punonjësish, kryesisht për një punë sezonale rreth 5 muaj. Për këtë arsye, ai e sheh të rëndësishëm bashkëpunimin me shkollat profesionale. Sipas Menaxherit të Përgjithshëm të Palace Hotel, ka një hendek të theksuar mes bizneseve dhe punëkërkuesve. Gjatë pikut të sezonit, stafi i hotelit shtohet vetëm me 20%.

Kjo e rrit nevojën e marrëveshjeve të bashkëpunimit me shkollat profesionale. Koordinatorja e Departamentit të Turizmit në Universitetin e Durrësit, theksoi se janë bërë disa ndryshime në kurrikul për t’iu përshtatur nevojave të tregut. Pavarësisht marrëveshjeve me institucione publike, ka ende vështirësi në integrimin e praktikave profesionale në programin mësimor. institucionet publike pritet të marrin një rol më të rëndësishëm në këtë drejtim. Vitet e fundit, Shqipëria ka reformuar sistemin e punësimit dhe aftësive dhe që në 2019-ën Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe Agjencia Kombëtare e AFP-së dhe Kualifikimeve (AKAFPK) vlerësohet të jenë tërësisht funksionale.

Artikulli u publikua më parë në faqen 34 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Institucionet e AFP-së, të cilat parashikohet të krijojnë Njësitë e Zhvillimit, do të mbështesin administrimin e shkollës me shtatë funksione kyçe, si: zhvillimi i vazhduar profesional i mësuesve, zhvillimi i kurrikulës, marrëdhënia me biznesin, orientimi në karrierë, promovimi i institucionit, gjurmimi i të diplomuarve në tregun e punës dhe zhvillimi i projekteve etj. Gjatë prezantimit të AKPA-s në Shkollën Verore, u theksua misioni i saj për të zhvilluar dhe mbështetur forcën punëtore në Shqipëri, përmes ofrimit të arsimit dhe trajnimit profesional, orientimit për karrierën dhe shërbimet e punësimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0