Bizbook.al, një rrjet social për bizneset shqiptare

Bizbook.al, një rrjet social për bizneset shqiptare


Një rrjet social për bizneset, të cilët mund të reklamohen falas dhe të flasin më gjatë për shërbimet e tyre. Kjo ishte ideja, tashmë në ndërtim e Aleksandër Dishnicës, i riu i diplomuar për inxhineri informarike i cili kërkon të zhvillojë këtë platformë për tregun shqiptar.

Njihuni me Bizbook, një rrjet social që sipas Dishnicës është shumë i nevojshëm për marketingun e bizneseve shqiptare.

BM: Ne ju njohim si krijuesin e platformës Bizbook, por kush është Aleksandër Dishnica?

Unë quhem Aleksandër Dishnica. Jam i apasionuar pas programimit dhe teknologjisë. Prej vitesh jam marrë me programime websitesh, software, lojrash etj.

BM: Çfarë është Bizbook dhe kujt i shërben?

Bizbook është rrjet social biznesesh. Tek website bizneset regjistrohen, shkruajnë statuse dhe ndiqen ose pëlqehen nga persona të regjistruar në website. Bizbook.al i shërben të gjitha kategorive të bizneseve që të shfaqin prodhimin apo shërbimin e tyre online. Gjithashtu dhe individëve që duan të dinë më tepër se cfarë ofrojne këto biznese.

BM: Si lindi ideja e krijimit të kësaj platforme?

Në vitin 2014 doja të krijoja faqe interneti për bizneset shqiptare, por në vend që të punoja vetëm për një biznes, mendova të punoja për të gjitha bizneset bashkarisht. Koha kalonte dhe arrita te krijoj një platformë të tillë, por e kuptova që nuk mjaftonte sepse do të duhej që këto biznese të njiheshin në treg, pra të kishin marketing. Kështu që mendova të krijoja dy lloj account-esh, një për klientët apo vizitorët dhe një për biznesin. Gjithcka ishte gati, por këto dy account-e nuk kishin asnjë lloj ndërlidhjeje mes njëri tjetrit dhe unë e punova platformën, kështu që vetëm një gjë kishte mbetur.

Ndërlidhja e këtyre account-eve me njëri-tjetrin, do të bënte atë që njihet si rrjet social, ku individët dhe bizneset kanë mundësi reagimi ndaj njëri-tjetrit. Madje dhe biznese me biznese të tjera. Ato mund të bashkëpunojnë me njera-tjetrën dhe të kontaktojnë, pëlqejnë apo ndjekin konkurrentët ose çfarë u intereson.

BM: Sa biznese janë regjistruar në Bizbook? Regjistrimi është falas apo ka një tarifë të caktuar?

Deri tani ka mbi 100 biznese. Bizneset shtohen çdo javë dhe janë të ndara në kategori. Regjistrimi është falas për opsionet më minimale që ofron website-i. Nëse biznesi dëshiron më tepër shërbime, si për shembull integrim website-i, faqe Facebook-u dhe Instagram-i, më tepër foto, etj, i bëhet e ditur se dicka e tillë është e mundur përkundrejt një pagese. Opsionet më minimale deri tani përfshijnë:

  • Pikën në hartë të biznesit, email,
  • 1 foto si dhe faqen e account-it të biznesit.

Me kalimin e kohës do të shtohen më tepër opsione.

BM: Cili është ekipi që po punon për Bizbook?

Momtalisht unë jam ideatori dhe “ekipi” që po e zhvillon këtë ide.

BM:K jo platformë sapo është krijuar, por cila është strategjia e marketingut që po përdorni për t’a përhapur atë?

Aktualisht 95% është në terren, 5% në Facebook apo media virtuale.

BM: Çfarë benefitesh mendoni se mund të sjellë Bizbook për ekonominë shqiptare?

Bizbook mund të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si shqiptarët njihen me bizneset, sidomos brezi i ri. Për shkak se personat nuk kanë nevojë të dalin nga shtëpia për t’u njohur me produkte apo shërbime, kjo do të mund të lehtësojë njohjen e biznesit të vogël apo të bizneseve më të mëdha dhe të rrisë fuqinë blerëse për produkte që nuk njihen. Gjithashtu kostoja e hapjes së një faqeje biznesi në Bizbook është falas për opsionet fillestare, ç’ka ul koston e marketingut për biznesin.

BM: Cilat janë qëllimet për të ardhmen e saj?

Bizbook.al pritet të ketë dhe chat-in ku të gjithë të regjistruarit mund të bashkëbisedojnë. Qëllimi është që gjithmonë të ketë një hapësirë ku personat të njihen me këto biznese apo me njëri-tjetrin në mënyrë sa më të shpejtë dhe të ketë interaksion mes bizneseve me njëra tjetrën gjë që pothuajse nuk ekziston aktualisht në treg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0