BioNTech/Pfizer do të prodhojnë 2 mld vaksina këtë vit - Business Magazine Albania

BioNTech/Pfizer do të prodhojnë 2 mld vaksina këtë vit

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech, bashkëpunuese me kompaninë Pfizer, ka deklaruar sot planifikon të prodhojë 2 miliard doza të vaksinës këtë vit. Parashikimi që kompania ka bërë më parë ka qenë  ka 1.3 miliard doza, por së shpejti do të futet në përdorim edhe një linjë e re prodhimi.

“Ne tani besojmë se mund të ofrojmë rreth dy miliardë doza deri në fund të vitit 2021”, deklaroi kompania gjatë një konference sot. Sipas të dhënave në prezantim u shpjegua se shifra e re përfshin edhe udhëzimet e përditësuara për nxjerrjen e gjashtë dozave nga secila shishe e vaksinës, në vend të pesë dozave të deklaruara fillimisht.

LEXO:Pfizer/BioNTech ofron mbrojtje nga mutacionet e reja të Covid

BioNTech shtoi se struktura e re e prodhimit që do të hapet në muajin shkurt në Marburg të Gjermanisë, do të rrisë kapacitetin vjetor me 750 milionë doza në vit. Një zëdhënëse e BioNTech tha se 50 milionë doza të vaksinës janë prodhuar në fund të vitit 2020, siç edhe ka qenë e planifikuar më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0