Big Brother na vëzhgon edhe në punë. Në SHBA 78% e punëdhësve e bëjnë këtë - Business Magazine Albania

Big Brother na vëzhgon edhe në punë. Në SHBA 78% e punëdhësve e bëjnë këtë

Big Brother na vëzhgon

Nga Mark Banifield

78% e punëdhënësve përdorin softuer për të spiunuar punonjësit. Por, hulumtimi dhe logjika bazike, tregon se kjo metodë bën shumë më shumë dëm sesa mirë. 83% e punëdhënësve pranojnë se kjo është e diskutueshme nga pikëpamja etike. Kur spiunoni njerëzit tuaj, ju këmbeni besimin, kulturën dhe moralin me të dhëna të paqarta dhe një lojë produktiviteti.

Modelet e punës në distance, ose hibride, janë trend në rritje. Kompanitë po investojnë milionat në punën digjitale, e cila redukton stresin e IT dhe i bën punonjësit më të lumtur dhe më produktivë. Nga ana tjetër, i njëjti ndryshim ka inkurajuar kompanitë të përdorin të ashtë-quajturat teknologji të mbikëqyrjes së produktivitetit. Këto kanë efektin e kundërt dhe ndëshkojnë ata që harxhojnë kohën e kompanisë.

DEX dhe mbikëqyrja e produktivitetit janë shumë të ndryshme. DEX ndihmon punonjësit dhe kompanitë e tyre, ndërsa mbikëqyrja i dëmton të dyja. Për më tepër, të dhënat nga mbikëqyrja e produktivitetit janë për ironi, një masë e tmerrshme e produktivitetit. Shumë kompani flasin për praktikat specifike, të sigurisë dhe monitorimit të praktikës. Por, ne nuk duhet të lejojmë që mbikëqyrja e produktivitetit të fshihet nën hijen e dukurive që sjellin fatkeqësitë si shkeljet e të dhënave.

Çfarë është mbikëqyrja e produktivitetit dhe çfarë mat ajo?

Udhëheqësit janë të shqetësuar për produktivitetin. 85% fajësojnë punën nga shtëpia, e cila përcakton nëse punonjësit janë produktivë apo jo, edhe pse 87% e punonjësve raportojnë se janë më produktivë, duke punuar nga shtëpia.

Mbikëqyrja e produktivitetit përfshin gjëra të tilla si bërja e “screenshot” gjatë ditës, regjistrimi i shtypjeve dhe klikimeve, analizimi i shpeshtësisë dhe gjatësisë së mesazheve dhe gjurmimi i përdorimit të faqes në internet. Të gjitha këto për të matur, mbrojtur dhe për të rritur produktivitetin e punëtorëve.

Kompanitë zbatojnë mbikëqyrjen e produktivitetit për të kontrolluar se si po e kalojnë kohën punonjësit. Por, masat që ata përdorin janë jashtëzakonisht problematike. Pamjet e ekranit, regjistrat e tastierëve, gjurmuesit e mausit dhe regjistrat e frekuencës së mesazheve nuk kapin punën e rëndësishme dhe të vërtetë që ndodh përtej pajisjeve të kompanisë. Punonjësit socialë, për shembull, janë penalizuar sepse kanë vizituar klientë. Kompanitë kanë ulur pagesën për përdorimin e banjos. Asnjë nga këto ndërhyrje nuk mat produktivitetin e vërtetë, dhe si rrjedhojë, as cilësinë e punës apo arritjen e qëllimeve.

Kjo teknologji po u bën dëm të vërtetë njerëzve që nuk e meritojnë atë. Dhe për çfarë?

A mund të bëhet monitorimi i punonjësve në mënyrë etike?

43% e punëtorëve mendojnë se mbikëqyrja e tyre shkel besimin; 59% ndjejnë ankth; 26% ndjejnë pakënaqësi dhe 28% ndihen të nënvlerësuar kur u nënshtrohen teknologjive të tilla. Punonjësit e gjurmuar kanë gati dy herë më shumë gjasa për të falsifikuar punën dhe kalojnë mesatarisht mbi një orë shtesë në internet çdo ditë vetëm për t’u parë nga kolegët dhe menaxherët.

Autorët e dy studimeve të vitit 2021 zbuluan shumë efekte paradoksale të mbikëqyrjes së punonjësve. Punëtorët e monitoruar kanë “thelbësisht më shumë gjasa” të përfshihen në një mori sjelljesh negative, duke përfshirë dëmtimin apo vjedhjen e “pronës” në vendin e punës, marrjen e pushimeve të pamiratuara, shpërfilljen e udhëzimeve, mashtrimin, punën me një ritëm të ngadaltë dhe fajësimin e të tjerëve për veprimet e tyre.

Gjatë pandemisë, njerëzit vlerësuan prioritetet e tyre. Miliona njerëz kanë lënë punën për shkak të kushteve të këqija të punës dhe ekuilibrit të keq punë-jetë ku vunë re se mbikëqyrja e produktivitetit i prish të dyja. Gati 60% e punonjësve të teknologjisë thanë se do të refuzonin një ofertë pune nëse do të monitoroheshin me audio ose video. Përafërsisht, gjysma do ta linin punën nëse punëdhënësit e tyre përdornin mbikëqyrje audio apo video, gjurmim tastiere apo “screenshot-e” të ekranit.

Lexo: 6 filma frymëzues për të nxitur sipërmarrësin brenda jush

DEX vs Mbikëqyrjes së produktivitetit

DEX, nga ana tjetër, është një kategori e teknologjisë dhe strategjive për të fuqizuar – jo ndëshkuar – punëtorët. Mjetet DEX gjejnë dhe rregullojnë problemet e IT-së përpara se të shkaktojnë vonesa dhe zhgënjim dhe gjurmojnë ndjesitë e punonjësve për t’i përmirësuar vazhdimisht ato.

DEX është i ndryshëm nga mbikëqyrja e produktivitetit, sepse shqyrton gjërat, jo njerëzit: performancën e pajisjes, shpejtësinë e rrjetit, lapsuset e aplikacioneve. Kompanitë i përdorin këto të dhëna për të përmirësuar përvojën teknologjike për punëtorët, jo për të vlerësuar produktivitetin ose për t’i punësuar ata. Kjo është pikërisht ajo që duan punonjësit: 90% thonë se përvoja digjitale e kompanisë së tyre ka vend për përmirësim, 82% thonë se zgjidhja e vonuar e çështjeve të IT-së i ngadalëson punonjësit dhe 68% thonë se DEX ka një nivel të lartë ose kritik ndikimi në sigurimin e të ardhurave.

Kontrasti nuk mund të ishte më i qartë. DEX i bën punëtorët më produktivë, e bën ditën e punës më të këndshme dhe i bën kompanitë të ecin më shumë para. Ndjekja si polic i produktivitetit i bën punonjësit tuaj të ndihen të demoralizuar, të pabesueshëm dhe të etur për të gjetur një punë më të mirë. Për drejtuesit, është koha që t’i hedhin një vështrim të hollësishëm ndaj teknologjive të mbikqyrjes së produktiviteit, praktikave dhe të dhënave tuaja. Le t’i japim fund këtij trendi të gabuar përpara se të shkojë më tej.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0