BIC.al – Platforma që po transformon mënyrën si komunikojnë bizneset shqiptare - Business Magazine Albania

BIC.al – Platforma që po transformon mënyrën si komunikojnë bizneset shqiptare

BIC.al – Platforma që po transformon mënyrën si komunikojnë bizneset shqiptare

Nga Eni Muça – Nëse je pjesë e një biznesi në Shqipëri apo Kosovë, me siguri të ka ndodhur të kërkosh partnerë të rinj, të mos dish ku të promovosh shërbimet që ofron, apo të kesh vështirësi në rritjen e rrjetit të bashkëpunimeve. Në mes të këtyre sfidave, lindi BIC.al,  një platformë që nuk liston thjesht biznese, por i bashkon, i bën të duken dhe i ndihmon të rriten bashkë. Me një qasje inovative dhe një vizion të qartë për të ardhmen, BIC.al po kërkon të ndërtojë komunitetin më të madh B2B në vend. Në këtë intervistë  për Business Magazine Albania, me Sefedin Mjekra, themeluesin zbulojmë nga nisi kjo nismë, cilat janë sfidat dhe pse besojnë se çdo biznes meriton të dëgjohet.

Gjithçka nisi nga një nevojë shumë konkrete: mungesa e një hapësire të thjeshtë dhe funksionale ku bizneset shqiptare mund të komunikonin mes tyre. “Ishin të shumta rastet kur një biznes kishte një shërbim për të ofruar, por nuk dinte ku ta promovonte. Apo kur kishte nevojë për bashkëpunëtorë të rinj, por nuk kishte rrugë të drejtpërdrejtë për t’i gjetur,” – shprehet Sefedin Mjekra, themelues i BIC.al. Kështu lindi ideja për të krijuar një platformë që i jep zë çdo biznesi, duke e lidhur me të tjerë që ndajnë të njëjtat interesa. Një hapësirë moderne, praktike dhe e ndërtuar për t’i dhënë fund izolimit që ndjejnë shpesh bizneset lokale.

Misioni që e udhëheq platformën

Misioni i BIC.al është i qartë: të ndërtojë një komunitet aktiv biznesesh që komunikojnë, bashkëpunojnë dhe rriten së bashku. Platforma ofron një zgjidhje për disa nga problemet më të shpeshta që hasin bizneset e vogla dhe të mesme,  pamundësia për të promovuar ofertat, mungesa e kontakteve të reja, apo izolimi në një treg gjithnjë e më konkurrues. “Çdo biznes meriton të dëgjohet. Dhe çdo shërbim cilësor meriton të gjendet nga klientët e duhur,” – thekson ekipi.

Lexo edhe:InsectIntel fiton 50,000 euro nga ACT Now: Pajisja inteligjente që po revolucionon bujqësinë shqiptare!

Çfarë e bën BIC.al inovative?

Ndryshe nga platformat e zakonshme, që funksionojnë si një listë statike biznesesh, BIC.al është ndërtuar si një komunitet i gjallë. Bizneset publikojnë oferta dhe kërkesa reale, ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe promovohen në mënyrë të strukturuar. Për herë të parë në tregun shqiptar dhe kosovar, një platformë B2B vendos komunikimin në qendër, duke thyer barrierat që shpesh kanë penguar bashkëpunimet. “BIC.al nuk është thjesht një faqe, është një mentalitet i ri për mënyrën si mund të rritemi së bashku,” – thekson Sefedini.

Të jesh startup në Shqipëri: sfidat reale

Rruga nuk ka qenë e lehtë. Ndërtimi i një startup-i B2B në Shqipëri vjen me vështirësi të shumta: mungesa e kulturës së bashkëpunimit, ritmi i ngadaltë i adoptimit të teknologjisë, si dhe mungesa e mbështetjes institucionale. Gjithashtu, gjetja e një ekipi të përkushtuar është një tjetër sfidë, duke qenë se startup-et kërkojnë fleksibilitet, energji dhe një besim të fortë në vizionin afatgjatë. Por gjithsesi, reagimet e para nga klientët tregojnë se tregu është gati për një ndryshim. “Bizneset që i janë bashkuar platformës kanë shprehur entuziazëm dhe kanë filluar të shohin rezultatet konkrete të bashkëpunimeve të reja,” – shpjegon themeluesi.

Fokusi i platformës janë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri dhe Kosovë,  ato që shpesh nuk kanë burimet apo kohën për të ndërtuar lidhje të reja, por që kanë shumë për të ofruar. Këtu përfshihen kompani prodhuese, ofrues shërbimesh, startup-e, agjenci të ndryshme dhe çdo sipërmarrje që dëshiron të zgjerojë rrjetin dhe dukshmërinë. Për t’i arritur, BIC.al përdor një strategji të shumëfishtë: rrjetet sociale, email marketing, bashkëpunime me dhoma tregtie dhe rrjete biznesi, pjesëmarrje në panaire, si dhe organizim fushatash të personalizuara që flasin drejtpërdrejt për nevojat e këtyre bizneseve. Ambicia e BIC.al nuk ndalet në kufijtë e Shqipërisë apo Kosovës. Platforma synon të bëhet pika kryesore e komunikimit B2B në rajon, duke zgjeruar shërbimet dhe funksionalitetet. Ndër risitë që priten janë: promovimi i ofertave në kohë reale, katalogë dinamikë sipas sektorit, evente virtuale, si dhe inteligjencë artificiale për të sugjeruar partnerë të mundshëm. Po ashtu, një tjetër hap i rëndësishëm është ndihma për eksportuesit shqiptarë që kërkojnë të depërtojnë në tregje të huaja, qoftë përmes lidhjes me investitorë, qoftë përmes partneriteteve strategjike.

Në fund të ditës, BIC.al nuk është vetëm një platformë – por një filozofi e re për rritjen ekonomike: më shumë bashkëpunim, më pak izolim. Dhe mbi të gjitha, më shumë fuqi për çdo biznes shqiptar që ka diçka për të ofruar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0