Bezos ofron dy miliardë dollarë për të zbritur në Hënë - Business Magazine Albania

Bezos ofron dy miliardë dollarë për të zbritur në Hënë

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë, është ofruar të mbulojë koston e NASA-s në vlerë prej 2 miliardë dollarësh, në mënyrë që agjencia hapësinore amerikane të shqyrtojë nënshkrimin e një kontrate me të për të ndërtuar një automjet për të zbritur në Hënë.

Fluturimet në hapësirë tashmë janë kthyer në një garë miliarderësh. Në prill të këtij viti, NASA firmosi kontratë me miliarderin tjetër Elon Musk dhe kompaninë e tij “SpaceX”, ndërkohë refuzoi ofertën e Bezos dhe kompaninë e tij “Blue Origin”.

Kontrata parashikon ndërtimin e një sistemi uljeje që do të dërgonte astronautët në sipërfaqen hënore më së afërmi më 2024. Megjithëse pritej që të dy kompanitë të mund të merrnin pjesë në projekt duke bashkëpunuar, kjo nuk ndodhi dhe NASA u përcaktua për “SpaceX”, në mungesë të fondeve.

Në fakt, NASA për projektin e saj kërkoi nga Kongresi 3 miliardë dollarë, por mori vetëm 850 milionë dollarë për të ndërtuar një automjet për t’u ulur në Hënë.

Pas kësaj, Bezos tha se kompania “Blue Origin” është e gatshme të kompensojë këtë, duke ofruar dy miliardë dollarë shtesë në dy vjetet e ardhshëm.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0