Beteja e shpejtësisë ndërmjet Galaxy Note 5 dhe iPhone 6s plus - Business Magazine Albania

Beteja e shpejtësisë ndërmjet Galaxy Note 5 dhe iPhone 6s plus


Nëse nuk e keni vendosur akoma nëse doni të blini iPhone 6s Plus apo Samsung Galaxy Note 5, shikoni këtë video për të kuptuar më mirë se cili telefon punon më shpejt. Ekipi i website PhoneBuff ka testuar këta dy telefonë dhe ka publikuar një video në YouTube për të kuptuar se cili është më i shpejtë. Telefoni Galaxy Note 5 është më i shpejtë kur hapen aplikacionet bazë por kur dëshiron të hapësh aplikacionet e tjera apo lojërat, atëherë më i shpejtë është iPhone 6s Plus i cili gjithashtu hap më shpejt të gjitha faqet e internetit.

Burimi i Artikullit “Beteja e shpejtësisë ndërmjet Galaxy Note 5 dhe iPhone 6s plus” – Lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0