BETAPITCH Tirana - Business Magazine Albania

BETAPITCH Tirana


Ky konkurs është nismë e ekipit Betahaus i cili që nga 2009-ta kur hapi edhe dyert është shndërruar në një qendër të ekosistemeve të teknologjisë në Berlin si dhe shtëpia e shumë njerëzve kreativ, ideatorë dhe iniciatorë të suksesshëm.

Çfarë është BETAPITCH?

Misioni kryesor i Betahaus Mision është konkurrenca, e cila karakterizon edhe BETAPITCH. Në 2015-tën u mbajtën shtatë konkurse ndërkombëtare në Europë në qytete si Berlini, Hamburgu, Sofia dhe Barcelona.

BETAPITCH rikthehet në Shqipëri në kërkim të startupeve më të mira dhe më premtuese në Tiranë.

Mbi 10 startup-e do të vendosen në skenë përpara jurisë për çmimin e madh dhe fituesit do të përfitojnë një udhëtim në Berlin në datë 11 Nëntor ku do të marrin pjesë në ditën e Investitorëve dhe do të konkurrojnë me fituesit e tjerë botërorë në finalen globale të BETAPITCH. Fituesi i vitit të kaluar IT për Barazinë fitoi çmimin e madh dhe mori me vete 5000 Euro.

Rregjistro këtu startup-in tënd.

Për më shumë informacion klikoni në faqen zyrtare BETAPITCH Tirana.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0