BETAPITCH po vjen në kërkim të startupeve më të mira në Tiranë - Business Magazine Albania

BETAPITCH po vjen në kërkim të startupeve më të mira në Tiranë


BETAPITCH po vjen në Shqipëri në kërkim të startupeve më të mira dhe më premtuese në Tiranë. Instituti Adriapol në bashkëpunim me Betahaus Berlin dhe sponsorin e përgjithshëm Telekom Albania sjellin për herë të parë evenimentin Betapitch më 9 Qershor ora 15:00 në Telekom Community Store. 8 startupe do të përzgjidhen për tu ballafaquar me një juri ekspertësh me shansin për të fituar çmime të mëdha.

Këtë vit BETAPITCH do të organizohet në 10 qytete: Berlin, Vjenë, Jonkoping, Sofje, Tiranë, Poznan, Hamburg, Lisbon, Kajro dhe Seul.

Ky konkurs është nismë e ekipit Betahaus i cili që nga 2009-ta kur hapi edhe dyert është shndërruar në një qendër të ekosistemeve të teknologjisë në Berlin si dhe shtëpia e shumë kreativëve, ideatorëve dhe iniciatorëve të suksesshëm. Çfarë është BETAPITCH?

Pikërisht konkurrenca është misioni kryesor i betahaus mision i cili karakterizon edhe BETAPITCH. Në 2015-tën u mbajtën shtatë konkurse ndërkombëtare në Europë me qytete si Berlini, Hamburgu, Sofia dhe Barcelona. Fituesit e konkurseve rajonale, siç vlen edhe për Tiranën, kanë mundësi të takohen me investitorë, mentorë dhe drejtues korporatash në evenimentin final i cili do të mbahet në Berlin në datën 15 Tetor.

Fituesi i evenimentin global BETAPITCH do të përfitojnë një udhëtim me vlerë 5000 Eurosh në Luginën e Silikonit. Ndërsa fituesit e konkurseve rajonale si në rastin e Tiranës do të përfitojnë udhëtime dhe shërbime, hapësirë falas pune për 6 muaj, prezantim me investitorët ëngjëj, mbështetjen e komunitetit betahaus dhe partnerëve të saj.

Në lidhje me konkursin që do të mbahet në Tiranë, Juria do të përbëhet nga Lindita Shomo, Albert Tollkuçi dhe Igli Hakrama. Aplikimet në konkurs do të mbyllen në datën 9 Qershor.

Nxitoni të aplikoni në këtë lidhje. Për më shumë informacion vizitoni uebfaqen e BETAPITCH dhe faqen e konkursit në rrjetin social Facebook.

/PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0