BERZH mbështet sipërmarrjet e të rinjve në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

BERZH mbështet sipërmarrjet e të rinjve në Ballkanin Perëndimor

BERZH
~5 minuta lexim
  • BERZH prezanton programin për të Rinjtë në Biznes në Ballkanin Perëndimor
  • 15 milionë euro për Bankën Intesa Beograd dhe 500,000 euro për Mi-Bospo për hua-dhënie tek kompanitë e vogla të drejtuara nga të rinjtë
  • Programi synon të adresojë mungesën e qasjes në financime dhe asistencë teknike

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) prezanton  programin e saj për të Rinjtë në Biznes në Ballkanin Perëndimor përmes një huaje për  Bankën Intesa Beograd dhe institucionin mikro-financiar Mi-Bospo gjatë një aktiviteti të organizuar në Beograd.

BERZH po ofron një hua prej 15 milionë euro për Bankën Intesa Beograd dhe një hua prej 500,000 euro për Mi-Bospo për hua-dhënie tek sipërmarrësit e rinj. Institucionet financiare partnere do të përfitojnë gjithashtu nga asistenca teknike për t’ju përgjigjur më mirë nevojave të të rinjve në biznes.

BERZH angazhohet   të ofrojë 100 milionë euro për institucionet financiare në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në pesë vitet e ardhshme për të mbështetur sipërmarrjet e të rinjve. Paketa më e fundit plotëson huanë prej 4.5 milionë euro që i është ofruar Bankës për Biznes të Kosovës në Shtator të këtij viti.

Pavarësisht potencialit të tyre për inovacion, sipërmarrësit e rinj vazhdojnë të përballen me vështirësi në qasjen në financime dhe ekspertizë për të rritur bizneset e tyre. Programi synon të adresojë këto boshllëqe në treg duke ofruar një paketë gjithëpërfshirëse financiare dhe asistencë teknike për kompanitë  mikro, të vogla dhe të mesme të drejtuara nga të rinjtë.

Krahas financimit, programi ofron qasje në shërbimet e dedikuara të konsulencës për drejtuesit dhe menaxherët e këtyre bizneseve për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi të reja, të përmirësojnë performancën e biznesit dhe të krijojnë mundësi të rritjes së bizneseve. Mbështetja me konsulencë ofrohet nga Qeveria e Suedisë, nëpërmjet Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze të Zhvillimit të Bashkëpunimit  , dhe Italia, nëpërmjet Iniciativës së Europës Qëndrore (CEI).

Programi për të Rinjtë në Biznes në Shqipëri mbështet sipërmarrësit e rinj duke ofruar akses në ekspertizën e nevojshme për menaxhimin e bizneseve si dhe për ngritjen e kapaciteteve të tyre përmes programit të BERZH për Këshillimin e Bizneseve të Vogla. Biznezet e drejtuara nga të rinjtë mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh konsulence, përfshirë përgatitjen e planeve strategjike të biznesit, digjitalizimin dhe automatizimin e operacioneve, efiçensën e energjisë dhe zbatimin e masave të gjelbra deri tek implementimi i sistemeve të menaxhimit të cilësisë sipas standarteve ndërkombëtare.

Ofrimi i mundësive si mentorimi, ndërlidhja dhe qasja në njohuri, plotëson një nevojë të munguar në treg dhe ka si qëllim të rrisë kapacitetet drejtuese tek të rinjtë.

Francis Malige, Drejtor I Institucioneve Financiare, BERZH, tha: “Po bashkojmë forcat me institucionet  partnere financiare që të ofrojnë financim të nevojshëm për kompanitë e reja, në mënyrë që ato të investojnë në teknologji të reja, të forcojnë pozitën e tyre në treg dhe të arrijnë potencialin maksimal. Ballkani Perëndimor është një rajon i mbushur me talente të reja dhe ne jemi të lumtur të mbështesim gjeneratën e ardhshme të bizneseve të qëndrueshme, të forta dhe me impakt.”

“Ne jemi krenarë që jemi banka e parë në Serbi e cila sjell programin e të Rinjve në Biznes në tregun vendas bashkë me BERZH, partnerin tonë afatgjatë,” shtoi Darko Popović, President i Bordit Ekzekutiv në Bankën Intesa Beograd. “Marrëveshja e nënshkruar sot do të rrisë kapacitetet tona për të ofruar mbështetje të përshtatshme drejt këtij segmenti të rëndësishëm për ekonominë, nëpërmjet lehtësimit të qasjes në financime dhe njohuri. Kontributi ynë do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi nxitës për sipërmarrjet, i cili është një faktor kryesor në punësimin dhe progresin ekonomik afat-gjatë.”

Safet Husic, Drejtor i Mi-Bospo tha: “Mi-Bospo është organizata më e vjetër e mikro-kredisë në Bosnie dhe Herzegovinë. Misioni ynë i trefishtë është: mbështetja e fuqizimit ekonomik të grave, zhvillimi i sipërmarrjes dhe mbrojtja e mjedisit. Programi për të Rinjtë në Biznes mbështet këtë mision dhe ne jemi të lumtur të japim kontributin tonë në fillimin e tij të suksesshëm. BERZH është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, me të cilin ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë që prej vitit 2007 përmes linjave të kreditimit dhe asistencës teknike.”

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0