BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania nxisin investimet e gjelbra në sektorin rezidencial të Shqipërisë - Business Magazine Albania

BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania nxisin investimet e gjelbra në sektorin rezidencial të Shqipërisë

BERZH dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po jep një kredi prej 3 milionë eurosh për Intesa Sanpaolo Bank Albania për kreditimin e mëtejshëm të individëve dhe kompanive të ndërtimit me synimin për të përmirësuar standardet e gjelbra në këtë sektor.

Kredia do të mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe Fondit të Bashkëpunimit Japoni-BERZH.

Huaja e BERZH-it në kuadër të programit Green Economy Financing Facility (GEFF) do të mbështesë efiçencën e energjisë dhe investimet në energjinë e rinovueshme nga banorët individë, kolektivët e banesave, kompanitë e ndërtimit dhe sektori publik. Me instalimin e suksesshëm të teknologjive të gjelbra, pronarët e shtëpive do të përfitojnë nga pagesat stimuluese që do të arrijnë deri në 20%  të vlerës së kredisë.

Ekaterina Solovova, Drejtuesja e BERZH për Shqipërisë, tha: “Ne jemi të kënaqur që vazhdojmë të mbështesim tranzicionin e ekonomisë së gjelbër në Shqipëri. Financimi i GEFF do të mundësojë investime të rëndësishme në ndërtesat e banimit duke rritur efiçencën energjitike, dhe rrjedhimisht sjell uljen e faturave të energjisë për qytetarët shqiptarë dhe kursim energjie për vendin”.

Alessandro D’Oria CEO i Intesa Sanpaolo Bank shtoi: “Që nga viti 2015, Intesa Sanpaolo Bank Albania ka bashkëpunuar dhe zbatuar projekte të suksesshme në bashkëpunim me BERZH-in për të mbështetur bujqësinë, turizmin, gratë në biznes dhe të rinjtë në biznes. Gjithashtu, së bashku kemi përmbyllur financime të qenësishme të projekteve të rëndësishme për infrastrukturën, energjinë dhe turizmin e qëndrueshëm të vendit. Nëpërmjet këtij financimi të ri, ne do të mundësojmë investimet e gjelbra për familjet sipas strategjisë sonë ESG”.

Financimi i GEFF do të sigurojë financimin për të mbështetur investimet në teknologjitë e gjelbërta me performancë të lartë, materiale të qëndrueshme dhe zgjidhje inovative për banesat dhe ndërtesat e banimit në pronësi private.

Lexoni edhe: Kush është shteti me popullsinë më të zgjuar në botë?!

Së bashku me aksesin në financa nëpërmjet kredive GEFF, pronarët e shtëpive do të marrin udhëzime për zgjedhjen dhe blerjen e pajisjeve të kursimit të energjisë, të tilla si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore, të cilat do të reduktojnë emetimet e gazeve serrë, do të ulin kostot e energjisë dhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre.

Programi GEFF i BERZH-it ka ndihmuar më shumë se 18,500 pronarë shtëpish në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të përmirësuar efikasitetin e tyre të energjisë. Në përgjithësi, programi ka kontribuar në rreth 260,000 MWh kursime të energjisë dhe një reduktim prej më shumë se 25,000 ton emetime CO2 në vit në Ballkanin Perëndimor.

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për korporatat, klientët institucionalë dhe me vlerë neto të lartë, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Intesa Sanpaolo Bank Albania është një partner afatgjatë i BERZH-it, me një histori të suksesshme në financime të shumta.

BERZH, një investitor institucional kryesor në Shqipëri, ku ka investuar mbi €2.1 miliardë në mbi 153 projekte në vend deri më sot.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0