Bëhuni pjesë e Konkursit Kombëtar 'Startup Albania 2017'! - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e Konkursit Kombëtar ‘Startup Albania 2017’!


Rrjeti i Informimit i BE-së në Shqipëri, EUIN dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, në bashkëpunim me Innovation HUB, EU Policy Hub dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës shpallin Konkursin Kombëtar “Startup Albania 2017”.

Të rinj, studentë apo sipërmarrës të rinj që keni një ide inovative APLIKONI në Konkursin Kombëtar “Startup Albania 2017”.

Dorëzoni projekt propozimin tuaj në adresën info@euin.al (1 mars – 10 prill, 2017).

Si të aplikoni në Konkursin Kombëtar “Startup Albania 2017”

1. Faza e parë: 1 mars – 15 prill, 2017
Dorëzoni projekt propozimin tuaj në adresat info@euin.al. Përshkruani idenë/biznesin tuaj, produktin, ekipin realizues dhe planin e biznesit në formularin e aplikimit.

2. Faza e dytë: 15 prill – 30 prill
Vlerësimi i projekt-propozimeve. Përzgjedhja e kandidatëve, të cilët do të ftohen të ndjekin sesionet e trajnimit (coaching sessions).

3. Sesionet e trajnimit: 20 prill – 30 prill, 2017
Përmirësimi i propozmit teknik dhe planit të biznesit përmes trajnimit të sipërmarrësve të rinj.

4. Prezantimi dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve të Konkursit Kombëtar “Startup Albania 2017” gjatë Javës së Europës (6 -13 maj 2017).

Si mund të marr pjesë:
– Të rinj, studentë të moshës 18-35 vjeç që kanë një ide biznesi, si dhe organizata rinore, shoqëri civile, anëtarët e të cilës janë nën 35 vjeç.

Shkarkoni formularin e aplikimit këtu!

– Sipërmarrës që drejtojnë një biznes i cili është rregjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit prej një viti, por jo më shumë se 2 vjet.

Shkarkoni formularin e aplikimit këtu!

Kërkesa:
– Idetë startup duhet të jenë inovatore
– Nuk ka kufizime për tematikën e projekt-propozimeve
– Sipërmarrjet ekzistuese që plotësojnë kriteret nuk duhet të kenë përfituar financime më parë
– Vendi kryesor i ushtrimit të aktivitetit duhet të jetë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0