Bëhuni gati për laptopët e rinj Apple - Business Magazine Albania

Bëhuni gati për laptopët e rinj Apple


Apple po përgatitet të lançojë tre laptopë të rinj në muajin Qershor në konferencën vjetore “Worldwide Developers Conference” të organizuar nga Apple.

Sipas raporteve, Apple mund të lançojë një version të rifreskuar të MacBook 12 inç me një çip të ri Intel.

Një nga ankesat që ka patur për laptopin MacBook është se procesori aktual është optimizuar për jetën e baterisë, jo për performancën. Një model i ri i cili do të përdorë një çip tjetër Intel mund ta bëjë pajisjen më tërheqëse për një gamë më të gjerë përdoruesish, ndoshta edhe në “kurriz” të jetës së baterisë.

Versionet e reja të MacBook Pro me çipe më të shpejta Intel janë planifikuar të lançohen.

Gjithashtu, kompania mund të përditësojë laptopin e tij më pak të shtrenjtë, MacBook Air, me një procesor të ri.

Vjeshtën e kaluar, Apple lançoi MacBook Pro me një prekje të integruar në tastierë. Megjithëse kompania thotë se shitjet e laptopëve të rinj janë të larta, shumë përdorues profesionistë që dëshironin një laptop të tillë mbetën të zhgënjyer.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0