Modelet e laptopëve ‘MacBook Pro’ të Apple do të pësojnë një ndryshim radikal në dizajn këtë vit, kanë zbuluar raporte të shumta.
Ndryshimet përfshijnë zëvendësimin e tastierës fizike me një ekran të dytë OLED i cili mund të ofrojë një eksperiencë më të mirë në të shkruar dhe një pamje të përgjithshme më të mirë të laptopit.
MacBook-u i ri pritet të ketë një dizajn të ngjashëm me Retina MacBook 12-inç.
Raportet e fundit nga Azia thonë se të paktën një furnizues është përcaktuar tashmë që të dërgojë komponentët kryesorë për të cilët Apple ka nevojë që ta bëjë laptopin shumë më të hollë.