BE vë tarifa të përkohshme ndaj automjeteve elektrike kineze - Business Magazine Albania

BE vë tarifa të përkohshme ndaj automjeteve elektrike kineze

tarifa

Bashkimi Europian do të vendosë tarifa ndaj automjeteve elektrike të importuara nga Kina, tha të enjten zëdhënësi i Komisionit Europian.

Kjo masë vjen pas një hetimi që zbuloi se automjetet elektrike që prodhohen në Kinë mbështeten nga subvencionime të padrejta financiare, që përbëjnë kërcënim për prodhuesit europianë dhe dëmtojnë tregun europian për automjetet elektrike.

“Vendosja e tarifave nuk është qëllim në vetvete. Por është një mjet për të korrigjuar situatën e një konkurrence të padrejtë dhe të pabarabartë”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer.

“Na nevojitet një zgjidhje që korrigjon avantazhin e padrejtë që u është dhënë prodhuesve në Kinë”, shtoi ai.

Hetimi 9 mujor i kryer nga Komisioni Europian përfshiu vizita në Kinë, diskutime më disa entitete të prekura, si edhe me vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Komisioni Europian po ashtu tha se mirëpriste faktin që konsultimet me qeverinë kineze po vazhdojnë me qëllim që të arrihet një zgjidhje që është në përputhje me parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë.

zeriamerikes.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0