BE ndryshon sërish rregullat për fluturimet. Ja çfarë ka të re! - Business Magazine Albania

BE ndryshon sërish rregullat për fluturimet. Ja çfarë ka të re!

BE ndryshon sërish rregullat për fluturime. Ja çfarë ka të re!

Evropa është pranë dhënies së dritës jeshile për një vendim që mund të sjellë një revolucion, ose më saktë, një rikthim në të shkuarën, sa i përket rregullave për udhëtarët që fluturojnë me avion. Nëse miratimi jepet, brenda pak javësh pasagjerët do të mund të marrin në bagazhin e dorës lëngje edhe mbi kufirin prej 100 ml, i cili ishte i lejuar deri tani gjatë udhëtimeve ajrore.

Kjo masë mund të vihet në zbatim falë skanerëve të teknologjisë së avancuar të vendosur në aeroporte, që janë në gjendje të zbulojnë substanca të mundshme eksplozive. Aktualisht, propozimi është duke u shqyrtuar nga Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil (ECAC) dhe i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme teknike. Kufiri prej 100 ml u vendos në vitin 2006, si pjesë e një riorganizimi të madh të kontrolleve në aeroporte pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001.

Lexo edhe:Çanta origjinale ”Hermès” e Jane Birkin shitet për 10 milionë dollarë!

Lajmi vjen pasi pajisjet më të fundit të kontrollit, të cilat ishin pezulluar për arsye sigurie vitin e kaluar, pritet të riaktivizohen në kapacitet të plotë në ditët në vijim. Në disa nga aeroportet kryesore italiane, si në Milano Malpensa dhe Linate, Roma Fiumicino, Bergamo, Catania, Bologna dhe Torino, pasagjerët do të mund të marrin sërish me vete në bagazhin e dorës parfume apo shishe të mëdha me ujë, verë dhe vaj, pa qenë nevoja t’i nxjerrin gjatë kontrollit të sigurisë. Vendimi për të lejuar këtë ndryshim historik pritet të zyrtarizohet më 25 korrik nga Konferenca Evropiane e Aviacionit Civil (ECAC), që do të miratojë versionin e përditësuar të algoritmit të skanerëve Hi-Scan 6040 CTiX. Këto pajisje moderne, që lejojnë kontroll të avancuar dhe të sigurt pa kufizime të rrepta, janë instaluar vetëm në një pjesë të aeroporteve. Kjo do të thotë se për momentin, ky lehtësim do të vlejë vetëm për udhëtarët që nisen nga këto pika, të cilat përpunojnë rreth 70 milionë pasagjerë në vit. Për aeroportet e tjera, për të cilat mungojnë ende këto teknologji, rregullat ekzistuese për kufizimet e lëngjeve do të vazhdojnë të zbatohen.

Çfarë ndryshon konkretisht për udhëtarët nga aeroportet mbi të cilat ka informacion aktualisht se këto pajisje i disponojnë?

Mund të mbani në bagazh dore shishe me lëngje mbi 100 ml, nuk është më e nevojshme t’i nxirrni ato për kontroll si edhe kontrolli i sigurisë bëhet më i shpejtë dhe më pak stresues.

 

FO

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0