BE mobilizon një paketë prej 410 milionë euro për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria përfiton 50.7 milionë euro

BE mobilizon një paketë prej 410 milionë euro për Ballkanin Perëndimor. Shqipëria përfiton 50.7 milionë euro


BE-ja po mobilizon një paketë prej më shumë se 410 milionë euro asistencë financiare dypalëshe të rialokuar për të mbështetur Ballkanin Perëndimor gjatë emergjencës së Koronavirusit.

Lexo: Foto të qyteteve të shkretuara në tërë globin si pasojë e Covid-19

Në një postim në Facebook, European Union in Albania ka deklaruar se Bashkimi Europian ka mobilizuar një paketë prej më shumë se 410 milionë euro për Ballkanin Perëndimor.

Nga kjo paketë ndihme do të përfitojë Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kjo paketë do të ndahet në këtë mënyrë:

  • 38 milionë euro do të shkojnë për financimin e menjëhershëm për të adresuae nevojat më të ngutshme për pajisje mjekësore dhe mbrojtje.
  • 374 milionë euro do të shkojnë për sistencë afatshkurtër deri afatmesme, për të mbështetur rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike të rajonit.
  • Pjesa tjetër do të shkojë për sigurimin e fluksit të mallrave thelbësore, duke zgjeruar “Korsitë e Gjelbra” brenda rajonit.

Shqipëria: 4 milionë euro në mbështetjen e menjëhershme për sektorin e shëndetësisë. 46.7 milionë euro në mbështetje të rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike.

Kosova: 5 milionë euro në mbështetjen e menjëhershme për sektorin e shëndetësisë. 63 milionë euro në mbështetje të rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike.

Maqedonia e Veriut: 4 milionë euro në mbështetjen e menjëhershme për sektorin e shëndetësisë. 62 milionë euro në mbështetje të rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike

Bosnje Hercegovina: 7 milionë euro në mbështetjen e menjëhershme për sektorin e shëndetësisë. 73.5 milionë euro në mbështetje të rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike

Mali i Zi: 3 milionë euro në mbështetjen e menjëhershme për sektorin e shëndetësisë. 50 milionë euro në mbështetje të rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike

Lexo: OBSH: Qëndroni të shëndetshëm në shtëpi

Serbia: 15 milionë euro në mbështetjen e menjëhershme për sektorin e shëndetësisë. 78.4 milionë euro në mbështetje të rimëkëmbjes sociale dhe ekonomike

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0