BB: Financojmë 50 milionë dollarë në investimet për rrugë rajonale dhe lokale

BB: Financojmë 50 milionë dollarë në investimet për rrugë rajonale dhe lokale


Banka Botërore do të financojë 50 milionë dollarë në investimet në rrugë rajonale dhe lokale në Shqipëri. Projekti i miratuar nga Bordi i Drejtorëve, parashikon të përmirësojë aksesin në zona turistike dhe bujqësore, si dhe forcimin e kapaciteteve të bashkive për menaxhimin e aseteve të tyre rrugore.

Sipas njoftimit për shtyp të Zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, kushtet aktuale të rreth gjysmës së rrjetit rrugor rajonal e lokal nuk e mbështesin mjaftueshëm aksesin në shërbimet publike bazë apo në aktivitete ekonomike. Kjo gjendje pengon zhvillimin e industrisë së turizmit si dhe të sektorit bujqësor. Lidhja e mirë e rrugëve është shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Projekti i ri do të fokusohet në prioritizimin e atyre ndërhyrjeve që sjellin përfitim më të madh ekonomik duke mbështetur sektorë produktivë, në veçanti bujqësinë dhe turizmin,” tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri.

Zhvillimi i turizmit do të përfitojë nga përmirësimi i rrugëve që çojnë drejt destinacioneve ekzistuese apo potenciale turistike. Projekti, po ashtu, do të ndihmojë integrimin e fermerëve në zinxhirin agro-ushqimor dhe pjesëmarrjen e tyre në tregje, veçanërisht të grave, të cilat përbëjnë shumicën e forcës së punës në bujqësi në Shqipëri.”

Më specifikisht, projekti do të financojë rehabilitimin e rreth 55 km rrugë rajonale dhe lokale, duke përmirësuar lidhjen dhe sigurinë rrugore në zona ku jetojnë afro 80 mijë banorë. Programi për vitin e parë të projektit përfshin tre segmente rrugore të njohura për rëndësinë e tyre në zhvillimin e turizmit dhe/ose të bujqësisë siç janë rrugët Fier-Seman, Pogradec-Tushemisht dhe Qafë Thore-Theth. Këto segmente rrugore janë përzgjedhur bazuar në analizimin e shumë kritereve. Rehabilitimi i rrugëve do të përfshijë edhe zgjidhje të përshtatjes ndaj kushteve klimatike që lidhen me përmbytje apo rrëshqitje dheu. Projekti gjithashtu do të nxisë punësimin e grave në sektorin e rrugëve në Shqipëri. Agjencia zbatuese e projektit do të jetë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i njohur për eksperiencën e gjerë me projekte rrugësh.

Qasja e prioritizimit të investimeve që do të përdorë projekti do të shërbejë edhe në të ardhmen si një kuadër politikash për investime të reja në ndërtimin, rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor, me financime vendase apo të huaja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0