Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak: “Nga të gjitha kompanitë Big Tech, Facebook është ai që nuk më pëlqen” - Business Magazine Albania

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak: “Nga të gjitha kompanitë Big Tech, Facebook është ai që nuk më pëlqen”

Steve Wozniak i ka dhënë fund përfundimisht “marrëdhënies” së tij me Facebook.

Në një episod të podcast-it të “Steve-O’s Wild Ride!”, Wozniak tha se ai dhe gruaja e tij kohët e fundit çaktivizuan llogaritë e tyre në Facebook për shkak të shqetësimeve në lidhje me privatësinë e të dhënave. “Kur “pëlqen” postimin e një miku, ndërveprimi nuk ka të bëjë me bashkëveprimin me dikë që e njeh”, tha bashkëthemeluesi i Apple, “ka të bëjë me zbulimin e interesave të përdoruesit për reklamuesit.”

Kjo ishte e mjaftueshme për ta mbajtur Wozniak jashtë platformës për një të ardhme të parashikueshme, tha ai, duke vënë në dukje se është “pak i frikësuar” për sasinë e aksesit që Facebook kishte në jetën e tij: “Nga të gjitha Big Tech, Facebook është ndoshta numri 1 që mua nuk më pëlqen.”

Lexo edhe: Gjykata ruse e shpall Metën organizatë ekstremiste, por lejon aktivitetin e WhatsApp

Duke mbrojtur vendimin e tij, Wozniak dukej se i referohej një postimi të vitit 2018 të shkruar nga drejtori i atëhershëm i menaxhimit të produkteve të Facebook, David Baser, i cili shpjegoi se si Facebook dhe partnerët e tij mbledhin dhe ndajnë informacione personale edhe për njerëzit pa llogari.

“Kam lexuar se si mund të rrëmbejë ende të dhëna dhe t’i dërgojë në Facebook, edhe kur nuk jeni duke e përdorur platformën,” tha Wozniak. “Nuk besoj se kjo është e drejtë, sepse ju duhet të jeni të sinqertë, në mënyrë që çdo person që e përdor platformën të dijë se çfarë po bën.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0