Gjykata ruse e shpall Metën organizatë ekstremiste, por lejon aktivitetin e WhatsApp - Business Magazine Albania

Gjykata ruse e shpall Metën organizatë ekstremiste, por lejon aktivitetin e WhatsApp

Gjykata e Moskës e shpalli Metën, kompaninë mëmë të Facebook, fajtore për aktivitete ekstremiste.

Deklarata e ndalon Metën të zhvillojë aktivitetin e saj si biznes në Rusi, duke sjellë një bllokim të menjëhershëm të aplikacioneve të saj në kufijtë e shtetit rus. Megjithatë, një prej aplikacioneve më të përdorura të Metës në Rusi, WhatsApp do të vazhdojë të përdoret.

Lexo edhe: Rusia hap hetim penal ndaj Metës për thirrjet për vdekje ndaj pushtuesve rus në Facebook

Shërbimet sekrete ruse (FSB) i kishin kërkuar autoritetit gjyqësor që të vendoste një ndalim “të menjëhershëm” të rrjeteve sociale amerikane Facebook dhe Instagram në Rusi.

“Aktivitetet e Metës janë kundër Rusisë dhe forcave të saj të armatosura. Prandaj, kërkojmë që Meta të ndalohet në Rusi dhe ky ndalim të fillojë zbatimin menjëherë”, tha zëdhënësi i FSB-së, Igor Kovalevski në seancën e parë të gjykimit.

Ndalimi u kërkua edhe nga prokurori i Moskës.

businessinsider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0