Bashkëthemeluesi i Apple: AI vështirëson dallimin e mashtrimeve - Business Magazine Albania

Bashkëthemeluesi i Apple: AI vështirëson dallimin e mashtrimeve

Steve Wozniak, bashkëthemeluesi i Apple, ka paralajmëruar se, inteligjenca artificiale mund të pengojë dallimin e mashtrimet dhe dezinformatat.

Ai tha se i druhet faktit që teknologjia do të shfrytëzohet nga aktorë të këqij, pasi sipas tij, “Inteligjenca artificiale është aq inteligjente dhe e hapur për aktorë të këqij, për ata që duan t’ju mashtrojnë duke mos treguar të vërtetë se kush janë”.

Ai nuk beson se inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë njerëzit, sepse AI i  mungojnë emocionet, por paralajmëroi se ajo do t’i bëjë “aktorët e këqij” edhe më bindës, sepse, programet si ChatGPT mund të krijojnë tekste që duken të menccura.

Wozniak shtoi se përmbajtja e inteligjencës artificiale duhet të etiketohet qartë. Sipas tij, përgjegjësia për çdo gjë të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe më pas të postuar në publik, duhet t’u mbetet atyre që e publikojnë.

Këto fjalë vijnë nga shpikësi i kompjuterit në bashkëpunim me Steve Jobs.

Lexo: Steve Jobs: një zgjedhje i ndan ata që veprojnë nga ëndërrimtarët

Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka thirrur në takim shefat e disa kompanive të teknologjisë, për t’i këshilluar ata që ta mbrojnë publikun nga rreziqet e inteligjencës artificiale.

ChatGPT dhe produkte të tjera të AI, si Bard, po u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi bashkëveprimi me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”. Ajo mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0