Banka Kombëtare Tregtare vjen më afër klientëve me platformën "BKT Whatsapp" - Business Magazine Albania

Banka Kombëtare Tregtare vjen më afër klientëve me platformën “BKT Whatsapp”


Së fundmi, Banka Kombëtare Tregtare i është bashkuar trendit tё “dixhitalizimit” me adaptimin e aplikacionit “Whatsapp” për dhënien e informacionit dhe shërbimin e klientit në lidhje me produktet dhe shërbimet që ofron kjo e fundit.

BKT Whatsapp është një platformë mesazhesh për telefonat celularë, i cili ju lejon të shkëmbeni mesazhe pa pasur nevojë të paguani për SMS. Ju duhet të keni aktive një linjë interneti gjatë përdorimit të Whatsapp dhe nuk ka kosto shtesë për dërgimin e mesazheve.

Banka Kombëtare Tregtare u jep mundësinë konsumatorëve të marrin një informacion të përgjithshëm mbi produktet bankare të klientëve aktualë të saj, si dhe të produkteve dhe shërbimeve që BKT oforn, në vendin dhe kohën e dëshiruar duke përdorur shërbimin e BKT Whatsapp nё numrin+355674000018.

Për tё siguruar me një përvojë të pasur komunikimi dhe të kontaktoni bankën tuaj nga kudo, “Whatsapp” ёshtё pёrzgjedhur si aplikacioni për të qenë më afër klientëve tё bankёs.

Informacioni që mund të merrni duke përdorur Whatsapp:

1. Të gjeni informacion të përgjithshëm lidhur me produktet bankare, oraret e shёrbimit, adresat e degёve etj.

2. Të gjeni informacion mbi Degën Internet:
a. Të informoheni mbi kushtet e regjistrimit në Degën Internet
b. Të informoheni mbi kushtet e përdorimit të Degës Internet
c. Të raportoni një problem mbi hapat e regjistrimit/ hyrjes në Degën Internet
d. Të raportoni një problem mbi kryrjen e një transaksioni në Degën Internet

3. Të gjeni informacion mbi BKT Smart:
a. Të informoheni mbi kushtet e regjistrimit në BKT Smart
b. Të informoheni mbi kushtet e përdorimit në BKT Smart
c. Të raportoni një problem mbi hapat e regjistrimit/ hyrjes në BKT Smart
d. Të raportoni një problem mbi kryrjen e një transaksioni në BKT Smart

4. Të informoheni mbi ATM-t e BKT:
a. Të informoheni mbi vendndodhjen e ATM-s më të afërt
b. Të raportoni një problem mbi ATM-t e BKT

5. Të informoheni mbi Degët e BKT:
a. Të informoheni mbi oraret e shërbimit të degëve
b. Të informoheni mbi adresën e degëve
c. Të informoheni mbi numrat e kontakteve të degëve

6. Të raportoni një sugjerim mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT

7. Të raportoni një pakënaqësi/ ankesë mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga BKT

8. Të njiheni me ofertat e fundit aktive për produktet e shërbimet e BKT

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0