Brenda këtij viti, Banka e Shqipërisë pritet të hedhë në qarkullim kartmonedha të serisë së re 1000 Lekë dhe 10000 Lekë. BSH vlerësohet se ka nisur të ndjekë me prioritet procedurat për prodhimin e tyre.
Faktor kryesor për këtë vlerësohet të jetë situata problematike e krijuar në ekonominë shqiptare si pasojë e pandemisë të Covid19.
Banka vëren se masat e marra nga Banka e Shqipërisë prej situatës Covid kanë synuar zbutjen e efekteve negative në mirëqenien e bizneseve dhe individëve, si dhe krijimin e premisave për një rimëkëmbje sa më të shpejtë të ekonomisë në periudhën vijuese.
Lexo: Frenohet kreditimi gjatë periudhës Covid
Banka e Shqipërisë pranon se ka rritur kapacitetet operacionale për të garantuar furnizimin e pandërprerë të ekonomisë me monedhë dhe kartëmonedhë, çka nënkupton më shumë para kesh në qarkullim.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në javën e fundit të muajit prill, paraja në qarkullim ishte rreth 6.4 miliardë lekë më shumë se një muaj më parë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.