Banka e Shqipërisë paralajmëron rrezikun e përdorimit të monedhës virtuale BITCOIN

Banka e Shqipërisë paralajmëron rrezikun e përdorimit të monedhës virtuale BITCOIN


Banka e Shqipërisë i bën apel publikut shqiptar për rrezikun e investimit në monedhën virtuale BITCOIN. Në një deklaratë, Banka e Shqipërisë sqaron se kuadri ligjor në fuqi nuk e parashikon përdorimin dhe tregtimin e monedhave virtuale dhe, rrjedhimisht, në Shqipëri nuk mund të ketë subjekte të liçencuara për aktivitete të këtij lloji.

Në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, për Bankën e Shqipërisë, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e lartë rreziku, pa garanci për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Banka e Shqipërisë sjell në vëmendje se investimi në monedha virtuale mbart rreziqe të shumta, të natyrave të ndryshme.

Vlera e monedhave virtuale të tregtuara apo investuara në platformat përkatëse të këmbimit është e paqëndrueshme dhe e pa garantuar. Tregtimi mund të manipulohet duke bërë që investuesi të përballet me humbje të mëdha. Këmbyesit e parasë virtuale janë shoqëri të panjohura, të parregulluara apo regjistruara në një juridiksion të caktuar.

Lexoni: Kosova me sytë nga Bitcoin, investojnë rreth 800 mijë euro

Kushdo që investon paratë e tij në monedhë virtuale, do të përballet me rrezikun e humbjes së tyre, si rrjedhojë e mashtrimeve apo e problemeve të natyrave të ndryshme që shoqëritë mund të shfaqin. Platformat janë vetëm virtuale dhe mjaft të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike, çka mund të sjellë humbjen e plotë të investimit, pa asnjë mundësi rikuperimi. Investimi në këto monedha është anonim dhe mund të përdoret nga individë të caktuar edhe për të mundësuar aktivitete të jashtëligjshme. Një shqetësim më vete është edhe keqpërdorimi i të dhënave personale, citon njoftimi i BSH-së.

Sipas BSH-së, regjistrimi në këto platforma kërkon identifikim përmes të dhënave personale, madje edhe biometrike. Duke qenë se platformat nuk janë subjekt i ligjeve dhe rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale, nuk ka asnjë garanci që këto kredenciale do të administrohen në mënyrë të sigurtë për të shmangur vjedhjen apo keqpërdorimin e tyre.

Për shkak të rreziqeve të larta, Banka e Shqipërisë i bën apel publikut që të shmangë investimin në monedhë virtuale dhe t’i orientojë ato drejt produkteve dhe instrumenteve financiare të ofruara nga b dhe të mbikëqyrura.

Lexoni: Po nëse flluska e Bitcoin “shpohet”?

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0