Banka Botërore: TVSH-ja te biznesi vogël do të jetë barrë për tatimet dhe nuk do të sjellë të ardhura - Business Magazine Albania

Banka Botërore: TVSH-ja te biznesi vogël do të jetë barrë për tatimet dhe nuk do të sjellë të ardhura


Gjatë ditës së sotme ekspertë të Bankës Botërore janë shprehur me skepticizëm në lidhje me uljen e pragut të TVSH-së për biznesin e vogël nga 5 në 2 milionë lekë.

Banka Botërore ka të njëjtin qëndrim me atë të FMN-së, e cila ka pohuar më herët se përfshirja e këtyre bizneseve në skemë do të krijojë më shumë ngarkesë për administratën dhe do ta shpërqendrojë, në vend të fokusohet tek ndërmarrjet e mëdha dhe kjo mund të ndikojë në uljen e të ardhurave.

Hilda Shijaku, eksperte e Bankës, gjatë prezantimit të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor tha se barra administrative për të mbledhur TVSH-në te biznesi i vogël është e ulët, duke theksuar se edhe përfitimi që mund të vijë nga kjo nismë është i ulët.

Jens Reinke, përfaqësuesi i FMN-së në Shqipëri, është shprehur se “pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime.”

Pavarësisht këtyre qeveria vazhdoi me planin e saj dhe TVSH për biznesin e vogël filloi të zbatohej më 1 Prill, duke ngjallur pakënaqësi të shumta te sipërmarrjet e vogla, të cilat kanë mbyllur qepenat disa herë në formë proteste.

Lexoni: Ahmetaj: Nuk tërhiqemi nga TVSH e Biznesit të Vogël

Nga ana tjetër ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka këmbëngulur se skema e TVSH që përfshin bizneset e vogla, është një hap i rëndësishëm për të luftuar informalitetin. Sipas ministrit, kjo reformë ka në fokus saktësimin e deklarimeve të biznesit të madh dhe jo gjenerim të ardhurash nga biznesi i vogël.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0