Banka Botërore: Pandemia rrit nivelin e varfërisë në Shqipëri

Banka Botërore: Pandemia rrit nivelin e varfërisë në Shqipëri

Banka Botërore

Pandemia do të rrisë nivelin e varfërisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Një studim i Bankës Botërore mbi situatën se si do të ndikojë pandemia në 6 shtetet e ekonomisë rajonale, rezulton se numri më i lartë i popullsisë së varfër që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë do të jetë në Shqipëri, për shkak të strukturës së tregut të punës.

Në skenarin më të mirë për Shqipërinë rezulton se rreth 100 mijë qytetarë dhe në rastin më të keq më shumë se 200 mijë individë, do të pësojnë ulje të mirqënies ekonomike.

Banka Botërore ka publikuar një raport të fundit  ku analizohet  se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 %, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 përqind në skenarin e dytë.

Skenari 1 i Bankës Botërore i referohet faktit nëse kriza zgjat 3 muaj dhe skenari 2, nëse zgjat 6 muaj. Në këtë mënyrë sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005.

Niveli i varfërisë, sipas Bankës Botërore do të rrisë numrin e shqiptarëve që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Ndikim në këtë situatë do të ketë ulja e të punësuarve në qytete, të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre.

Lexoni: Banka e Shqipërisë: Shtyhen këstet e kredisë edhe për tre muaj

Shqipëria rezulton të jetë vendi me numrin më të lartë të personave të mbetur të papunë në rajon, deri në prill për shkak të pandemisë. Papunësia në Shqipëri deri në muajin prill sipas analizës së Bankës Botërore  është  rritur me 25 për qind ndërsa në Maqedoninë e Veriut vetëm me 11 përqind.

Shumë sektorë të industrisë, përfshirë tekstilet, minierat, qendrat telefonike dhe ndërtimi, u detyruan të zvogëlojnë veprimtarinë për shkak të zbatimit të masave për distancim social, por edhe për shkak të rënies së kërkesës si rezultat i kolapsit të porosive për eksport.

Të ardhurat e familjeve do të bien nga 6 në 12% për çdo shtet të Ballkanit, të prekur edhe nga tkurrja e remitancave, të cilat në shumë raste shërbejnë si i vetmi burim të ardhurash. Të gjithë shtetet do të kenë pakësim të shtresës së mesme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0