Balkathon 2022 zbret në Prishtinë - Business Magazine Albania

Balkathon 2022 zbret në Prishtinë

Balkathon

Po zhvillohet në  Kosovë  një  prej kompeticioneve më  të  rë ndë sishme rajonale zhvilluar në  fushë n e Teknologjisë. Balkathon, konkurs i RCC ka mbledhur startup-e në  fushën e teknologjisë  nga të  gjitha vendet e rajonit të  Ballkanit.

Një  një  postim të  saj në  mediat sociale, drejtuesja e RCC Majlinda Bregu citon Kierkeegard, duke iu referuar zhvillime: “Çdo epokë do të ketë Faustin e vet,” E vërteta, sipas saj, është se ne jemi të gjithë nën një nyje faustine. Interneti na ka ndryshuar jetën.

Në vitin 2021 çdo 11 sekonda konsumatorët ose bizneset ranë pre e sulmeve kibernetike, të njohura si ransomware

Në 2031 kjo do të ndodhë çdo sekonda. Edhe instagrami ynë u hakërua, muajin që shkoi. Lufta kundër “armiqve” digjitalë nuk është e lehtë dhe as shaka.

E megjithatë ne çdo ditë e më shumë po jetojmë në botën digjitale. Miqtë i kemi edhe virtualë, blerjet i bëjmë online, çertifikatat e lindjes e të vdekjes po ashtu i gjen online.

Vlera e tregut global të transformimit digjital ishte 608.72 miliardë dollarë në 2021 75% e gjithë popullsisë së botës është në internet, në vitin 2030 do të jetë 90%

Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit (TIK) është përgjegjëse sot për 5-9% të përdorimit global të energjisë.

“Mund të vazhdoj me shifra pa fund, por ato nga rajoni po i lë për në #prishtinë , Kosovë. Aty ku 93% e të rinjve përdorin internetin. Më shumë se në cdo vend tjetër të rajonit dhe ku do të zhvillojmë #finalen e #Balkathon 3.0.

Nga një ide e lindur gjatë pandemisë, 9 produkte të reja digjitale të prodhuara në Ballkanin Perëndimor iu shtuan në 2 vitet e fundit, atyre ekzistuese, duke e bërë Balkathon një markë të RCC për të cilēn jemi krenarë.

Ku jemi ne këtu?

Duke u përpjekur të nxisim sa më shumë agjenda rajonale të koordinuara në fushën digjitale.

Më inovative, më të guximshme, më të shpejta, më të zgjuara, më digjitale dhe mbi të gjitha, me RREGULLA. Për të mbrojtur të mirët, të pafajshmit, sigurinë personale dhe atë kombëtare nga kriminelët.

5-6 shtator në Prishtinë, 12 ekipe me të rinj nga rajoni do të prezantojnë produktet e tyre. “Më të mirët do të fitojnë dhe të shpresojmë se do të pushtojnë tregjet tona dhe pse jo tregjet ndërkombëtare”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0