Balkan Dialogue, si po ndikon në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve ballkanike? - Business Magazine Albania

Balkan Dialogue, si po ndikon në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve ballkanike?

Balkan Dialogue

Armela Toska, kontributor

Balkan Dialogue ose Nisma e Dialogut në Ballkan është një projekt i Institutit EastWest, i zbatuar në partneritet me Fondin e Beogradit për Përsosmëri Politike dhe me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy. Kjo nismë synon të mbledhë disa nga diplomatët dhe ekspertët më të mëdhenj të rajonit të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, si dhe pjesëmarrës të përzgjedhur që përfaqësojnë vendet e BB6.Qëllimi kryesor i Dialogëve Ballkanik është rritja dhe thellimi i mirëkuptimit dhe ndërtimit të besimit midis përfaqësuesve të interesave të ndryshme gjeopolitike të pranishme në rajon, duke ofruar një platformë për diskutimin e atyre fushave ku mund të përplasen interesat apo strategjitë konkurruese, dhe përcaktimin e mënyrave për të zbutur tensionet që dalin nga ky realitet.

Mbledhja e parë e nismës së Dialogut në Ballkan u zhvillua në Beograd, më 28 dhe 29 mars 2019. Në mbledhje u trajtuan çështjet më të rëndësishme të politikës së jashtme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Dialogu Beograd-Prishtinë, situata e brendshme në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Marrëveshja e Prespës në Maqedoninë e Veriut.

Çështja më e rëndësishme që kjo nismë ka ndërmarrë është dialogu Kosovë-Serbi që tashmë është në një fazë kritike. Të dy palët në negociata do të duhet të bien dakord nëse duan t’i përmbahen agjendës së dialogut të vendosur apo ta ripërcaktojnë atë, pasi përpjekjet e fundit nga të gjitha palët kanë dështuar për të arritur një marrëveshje të re midis vendeve.

Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, është koha për të pyetur nëse Bashkimi Evropian mund ta arrijë realisht normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve. Sepse Beogradi po fillon dalëngadalë të shkëputet nga zbatimi i marrëveshjeve të mbetura – duke mos parë asnjë nxitje nga BE për ta bërë këtë gjë. Serbia pret që Bashkimi Evropian të ofrojë mbështetje konstruktive për dialogun me fqinjin e saj Kosovën për të gjetur zgjidhje kompromisi.

Por Serbia është akuzuar, së fundmi nga Komisioni Evropian, se ka një histori të dobët në ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe dështimin për të ndjekur penalisht të shefave dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë.

Në Serbi po hetohen më shumë se 2,500 raste të krimeve të luftës. Qeveria vazhdon të ofrojë mbështetje dhe strehim për kriminelët e dënuar të luftës, lejon urrejtjen kundër grupeve të tjera etnike dhe mohon gjenocidin e Srebrenicës. Dialogu Beograd-Prishtinë i sponsorizuar nga BE përcakton se autoritetet serbe dhe autoritetet e republikës së vetëshpallur do të hetojnë së bashku krimet e luftës. Serbia po përdor nisma të ndryshme si Dialogu Ballkanik” për të mohuar këto krime.

Pasi në dy vitet e fundit, 30 përqind e seancave gjyqësore në gjyqet e krimeve të luftës në Serbi janë shtyrë, duke ngritur shqetësime rreth angazhimit të vendit ndaj sundimit të ligjit – një çështje kyçe në negociatat e anëtarësimit në BE.

Kriminelët e luftës u festuan, vendimet që dënonin serbët u morën në pyetje dhe mizoritë u mohuan, ndërsa prokurorët serbë përsëri dështuan edhe këtë vit për të paditur ndonjë të dyshuar të rangut të lartë për krimet e kryera në konfliktet e viteve 1990.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian paralajmëroi Serbinë kundër mohimit të gjenocidit, Josep Borrell tha se një mohim i tillë nuk është në përputhje me vlerat evropiane.

“Nuk ka vend në Evropë për mohimin e gjenocidit. Nuk ka vend për glorifikimin e krimeve të luftës dhe kriminelëve të luftës. Gjithashtu, për t’u lidhur ose mbështetur publikisht ata që mohojnë gjenocidin e luftës, festojnë krimet e luftës dhe ata që minojnë integritetin territorial dhe uniteti i vendit jo vetëm që kërcënon stabilitetin rajonal, por nuk është në përputhje me vlerat evropiane”, tha ai.

Lexo: Jo! Këtë lloj shërbimi taxi nuk e ke provuar kurrë në Shqipëri

Ky Dialog ka arritur të nxjerrë 33 marrëveshje që janë arritur midis vendeve, por Beogradi insiston në zbatimin e vetëm njërës, asaj të Asociacionit, por të cilën Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka vlerësuar si marrëveshje jokushtetuese.

Borrell insistoi se kjo është një nga marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe si e tillë duhet të respektohet, duke e vlerësuar marrëveshjen për Asociacionin si më të rëndësishmen. Ai ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e përjashton themelimin e Asociacionit

BE-ja lë të kuptohet se nuk e sheh faktin që marrëveshja për Asociacionin nuk mund të trajtohet si e ndarë nga një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Për arsye se nuk ka instrumente për të detyruar arritjen e një marrëveshjeje të tillë dhe as zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Për më tepër, deklarata e Borrelit nxjerr në pah faktin se BE-ja po i bën presion palës më të dobët, në këtë rast Kosovës.

Ndonëse krimet e luftës të kryera nga Serbia janë të shumta jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera të rajonit si Bosnje-Hercegovina dhe Kroacia, Serbia sërish nuk do të marrë përgjegjësinë për këto krime dhe të fillojë të ndëshkojë autorët kryesorë. Këtë e arrin me iniciativa të ndryshme që edhe pse duket se janë krijuar në të mirën e të gjithëve, koha në fakt po tregon se këto nisma janë më të njëanshme.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0