Avantazhet e punës në një qendër biznesi - Business Magazine Albania

Avantazhet e punës në një qendër biznesi


Me zhvillimin e teknologjisë, modeli i punës ka ndryshuar rrënjësisht. Sot më shumë se kurrë ndërmarrjet duan të sigurojnë ambiente komode e të qeta për punonjësit e tyre, por njëkohësisht të kenë shumë mundësi ndërveprimi me sipërmarrje të përmasave të ndryshme, apo edhe individe profesionistë. Pikërisht për këtë arësye po lulëzojnë parqet e biznesit. Në Tirana Business Park, lehtësive të bërit biznes po u shtohen edhe shërbime të reja.

Vendndodhja e zyrës përbën komponentin kryesor që biznesi të lulëzojë, punonjësit të kenë ambient komod, të gjejnë ekuilibrin punë-jetë, të rrethohen nga një ambient produktiv dhe dinamik. Për të nxitur një kulturë të tillë të re të të bërit biznes investohet në parqe biznesesh.

Parqet e bizneseve janë një mundësi e zgjuar për kompanitë që duhet të marrin parasysh, kur marrin me qira hapësira për zyra. Tirana Business Park është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri, investim 100% gjerman, ndërtuar sipas standardit dhe cilësisë gjermane nga Lindner Group AG.

Ky park është ndërtuar posaçërisht për të gjitha llojet e bizneseve, si të vogla ashtu edhe të mëdha, të cilat kërkojnë të përfaqësohen dejnësisht si biznes në ambiente moderne të projektuara dhe përshtatur sipas kërkesës së klientit me zero kosto. Në Tirana Business Park akomodohen zyra përfaqësie ose startup në hapësirën co.working, ambiente tregtie në zonën e retail, hapësira për evente – konferenca – trajnime, zyra të dedikuar për biznese të konsoliduara dhe hapësira për magazinim.

Së shpejti, parkut do t’i shtohet hoteli 5* mk|hotel tirana, pishinë për të rritur dhe të vegjël, hapësirë për barbeque, kënde lojërash për fëmijë, zona sportive dhe shumë më tepër.

Bizneset që zgjedhin hapësirat e tyrë në Tirana Business Park përfitojnë nga rritja e biznesit brenda objektit plotësisht të integruar për të përmbushur nevojat specefike të secilit biznes. Siguri, hapësira për argëtim dhe pushim, restorant, kafene, parkim, shërbim mirëmbjatje 24/7, shërbim transporti, ajër të pastër, pranë aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe portit të Durrësit. Brenda parkut, bizneset fitojnë besueshmëri të menjëhershme, prezencë brenda komunitetit të biznesit, komoditet, kosto të ulët dhe fleksibilitet në zgjerimin e zyrave.

Tashmë, në ambientet e TBP janë vetë bizneset që dëshmojnë arsyet se përse sipërmarrjet duhet të zhvendosen në Tirana Business Park!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0