"Auttom", platforma inovative e Ardit Aliaj që synon të transformojë mënyrën se si individët dhe kompanitë ndërveprojnë me automjetet e tyre - Business Magazine Albania

“Auttom”, platforma inovative e Ardit Aliaj që synon të transformojë mënyrën se si individët dhe kompanitë ndërveprojnë me automjetet e tyre

Teknologjia ka transformuar radikalisht mënyrën si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë. Por, kur bëhet fjalë për industrinë automobilistike, një inovacion i veçantë ka ardhur për të ndryshuar të gjitha rregullat e lojës: Auttom. Themeluar nga Ardit Aliaj, i frymëzuar nga një pasion i hershëm dhe i palëkundur për automjetet, Auttom synon të zgjidhë sfidat komplekse logjistike dhe të mirëmbajtjes që hasin pronarët e automjeteve dhe kompanitë sot. Kjo intervistë me themeluesin zbulon udhëtimin dhe vizionin e tij për të krijuar një platformë që përmirëson rrënjësisht mënyrën se si menaxhojmë dhe mirëmbajmë automjetet tona.

Ardit Aliaj, themeluesi i Auttom, nis rrëfimin e tij me një kujtim nga fëmijëria: Koleksioni i kartave turbo te automjeteve. Ky pasion i hershëm për automjetet, së bashku me vëzhgimin e sfidave logjistike me të cilat përballen kompanitë, e shtynë të krijonte Auttom – një platformë inovative që synon të reformojë industrinë automobilistike.

 

“Që në vegjëli, pasioni im për makinat më ndihmoi të kuptoj kompleksitetin dhe bukurinë e tyre. Me kalimin e kohës, kjo dashuri u transformua në një mision për të ofruar zgjidhje të thjeshta dhe efikase për menaxhimin e automjeteve,” thotë Aliaj. Auttom u krijua si një përgjigje ndaj nevojës për të lehtësuar dhe automatizuar mirëmbajtjen e automjeteve, duke e bërë atë më të qasshme dhe më të menaxhueshme për të gjithë.

Rëndësia e menaxhimit të automjeteve

Menaxhimi efektiv i automjeteve është thelbësor, jo vetëm për të garantuar performancën dhe sigurinë e tyre, por edhe për të optimizuar kostot dhe të rritur efikasitetin operacional. Auttom u ofron përdoruesve një platformë të gjithëpërfshirë, duke i ndihmuar ata të monitorojnë dhe kujdesen për çdo aspekt të mirëmbajtjes së automjeteve. “Nga kujtesa automatike për serviset e rregullta deri tek analizat e detajuara të konsumit të karburantit, Auttom synon të jetë asistenti personal për çdo pronar automjeti,” shton Aliaj. Arditi thekson se Auttom nuk është thjesht një aplikacion; është një zgjidhje integrale që synon të transformojë mënyrën se si individët dhe kompanitë interagojnë me automjetet e tyre. “Ne kemi për qëllim të bëjmë menaxhimin e automjeteve jo vetëm më efikas por edhe më intuitiv, përmes automatizimit të proceseve dhe ofrimit të një platforme të unifikuar për të gjitha nevojat e tyre,” thotë ai. Ky qëllim pasqyrohet në gamën e gjerë të shërbimeve që ofron Auttom, nga libri digjital i shërbimeve te kujtesat për mirëmbajtjen dhe analizat e të dhënave.

Kush përfiton nga kjo platformë?

Koncepti i zhvillimi të produktit duke e pasururar me funskionalitete të tjera ka ndryshuar nga versioni MVP. Faktor kyc për këtë ka qënë edhe feeback i tregut pasi sot që flasim Auttom është ridizenjuar për të mbuluar të gjithë segmentin automotiv duke përfshirë:

 Individët të cilët duan të mbajnë rekorde për shpenzimet, shërbimet e automjeteve të tyre dhe të qëndrojnë të qetë në mirëmbajtjen e automjetit. Qoftë për përdorim personal ose shoferë të vetëpunësuar, Uber, shofer taksie që mund të shikojnë në kohë reale raportin mbi shpenzimet dhe të ardhurat etj.

Kompanitë që dëshirojnë të eficentojnë menaxhimin e flotës së tyre të automjeteve për qëllime dhe industri të ndryshme si kompani shërbimi taksi, makina me qira, kompani logjistike, telekomunikacion, media, transport dhe më shumë

 Dhe së shpejti – Ofruesit e Shërbimeve të cilët mund të regjistrohen, të krijojnë profilin e tyre të tregtaritAuttom Marketplace dhe të fillojnë të shesin Karburant, Pjesë këmbimi të reja apo të përdorura, Shërbim GPS, Servis automjetesh, Lavazhe, Makina me qira, Shitës makinash, Gomisteri, Kompani sigurimesh, Shërbimet publike (taksa, kolaudim, leje drejtimi, etj) Autoshkolla, Parkim, dhe cdo gjë tjetër në industri.

 

Zgjidhjet inovative për sfidat e përditshme

Sfidat e përditshme janë nga më të ndryshimet dhe për të kuptuar sfidat kushdo që ka një makinë apo kushdo profesionist në industri mund t’i drejtojë disa pyetje vetes si psh:

  • Sa herë mund të ketë rastisur të marrim karrotrec për shkak se kemi neglizhuar ose harruar serviset?
  • Sa herë mund të jemi gjobitur nga harresa e datave të taksave, kolaudimit, siguracionit etj?
  • Sa kamatë-vonesa mund të kemi paguar për shkak të vonesave në likujdimin e taksave, leasing etj?
  • A e keni parë ndonjëherë nga afër konsumin e karburantit të automjeteve tuaja, kostot e shërbimit dhe shpenzimet e tjera qoftë edhe me llogjikën për të kursyer?
  • Profesionistë si taksistë apo makinat me qera, a i krahasojnë shpenzimet totale me të ardhurat e krijuara nga automjetet tuaja për të kuptar se ku jeni?

“Ne e kemi kuptuar se menaxhimi i të dhënave dhe kujdesi për detajet e vogla mund të bëhet një barrë e madhe. Auttom ofron zgjidhje të automatizuara që lehtësojnë këto procese, duke u lejuar përdoruesve të fokusohen në atë që është me të vërtetë të rëndësishme.”

E ardhmja e Auttom dhe përfitimet e integrimit të shërbimeve

Duke shikuar përpara, Auttom planifikon të zgjerojë më tej ekosistemin e tij duke integruar mijëra shërbime të tjera dhe duke ofruar zgjidhje edhe më inovative për sfidat e industrisë. “Integrimi i shërbimeve ofron një përvojë të përmirësuar dhe më të plotë për përdoruesit, duke e bërë menaxhimin e automjeteve sa më të lehtë dhe efikas,” thekson Aliaj.

Auttom ofron një plan falas, pa nevojën e një karte krediti!

Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij ekosistemi, duke listuar shërbimet e tyre, mund të  kontaktojnë lirshëm në format e kontaktit në faqen e internetit: www.auttom.io

Auttom është në një mision për të ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si menaxhojmë dhe kujdesemi për automjetet tona. Me një qasje të përqendruar në inovacion dhe përmirësimin e vazhdueshëm, Auttom premton të jetë një ndihmë e çmuar për individët dhe bizneset që kërkojnë të maksimizojnë efikasitetin dhe të minimizojnë sfidat në menaxhimin e automjeteve. “Ftojmë të gjithë të shkarkojnë aplikacionin Auttom dhe të përfitojnë nga avantazhet që ofron kjo platformë unike,” përfundon Aliaj, duke hapur rrugën për një të ardhme më të ndritur në industrinë automobilistike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0