Arti është kriptovaluta e mafies: mënyra se si klanet pastrojnë paratë e pista - Business Magazine Albania

Arti është kriptovaluta e mafies: mënyra se si klanet pastrojnë paratë e pista

Gioacchino Campolo, mbreti i video-pokerit, e donte artin. Midis 300 milionë eurove asete të konfiskuara prej tij, ishin rreth 100 vepra arti shumë të vlefshme: piktura të Salvador Dalì, Morandi, Guttuso, Mattia Petri, de Chirico.

Koleksione me vlerë dhjetëra miliona euro u konfiskuan gjithashtu edhe Gianfranco Becchina-s tregtar arti dhe njeriu i besuar i Mateo Mesina Denaro dhe Nicola Schiavone-s, djali i Francesco-s, bosit të klanit mafioz Kazalezi. Pa përmendur dy pikturat në vaj të Van Gogut –‘’Kisha e Reformuar në Nunen’’ dhe ‘’Pamje nga Deti në Sheveningen’’- të vjedhura në vitin 2002 nga Muzeu Van Gog në Amsterdam, dhe u gjetën më vonë nga Guardia di Finanza në Castellamare di Stabia, Napoli, në një vilë në pronësi të bosit të trafikut të drogës Raffaele Imperiale. Dhe më pas janë investimet e Ndrangetës, mafias kalabreze në koleksionet e Gennaro Mokbel dhe Massimo Carminati, aktivë në Romë, dhe që janë në qendër të dokumentarit të suksesshëm “Follow the paintings” nga Francesca Sironi, Alberto Gottardo dhe Paolo Fantauzzi. Kriminelë dhe të apasionuar pas artit? Vështirë të imagjinohet.

Me shumë mundësi, kjo dukuri është një shenjë e asaj se sa tregu i artit është bërë një mjet fenomenal i pastrimit të parave dhe investimeve për krimin e organizuar dhe mafien. Një sektor që lejon pastrimin e parave të pista në një mënyrë të sigurt, dhe me një mbrojtje të garantuar nga zhvlerësimi me kalimin e kohës. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me pastrimin. Veprat artistike ofrojnë sigurinë e një investimi, që nuk do të pësojë gjë nga inflacioni. Një rikthim të garantuar të investimit, sidomos nëse paratë investohen në kryevepra të destinuara ta ruajnë me siguri vlerën e tyre, pavarësisht kalimit të kohës.

Tregu global i veprave të artit vlen midis 58-60 miliardë euro. Është 2-fishuar 10 vitet e fundit, dhe nuk po tregon, për momentin, asnjë shenjë rënie. Dhe jo vetëm falë atyre kryeveprave, por edhe për shkak të rritjes eksponenciale të çmimeve të veprave nga artistët e rinj, me disa që mund të arrijnë një çmim prej 100 milionë dollarësh.

Dekadën e shkuar, galeritë dhe shtëpitë e ankandeve kanë mundur të thyejnë rekord pas rekordi, duke arritur të shesin veprat e artistëve, që kaluan nga gjysmë anonimati tek suksesi global. Por jo të gjithçka që shkëlqen është ar. Sepse për të dekretuar zgjerimin e bujshëm të tregut nuk mjafton vetëm pasioni i koleksionistëve, por edhe lehtësia me të cilën deri tani mafia ka qenë në gjendje të përdorin këtë “flluskë tregtare”, për të ricikluar paratë e tyre të paligjshme.. Një sektor që ka përfituar nga mungesa absolute e rregullave.

LEXO: Thirrje ndërkufitare për artistë, për tregtimin e produkteve të muzeve

“Është një fluks parash që vjen mbi të gjitha nga tregtia e drogës”- thotë gjenerali Alesandro Barbera, komandant i SCICO, shërbimi qendror hetimor mbi krimin e organizuar në “Guardia di Finanza”. Rreth 18 miliardë euro (ose 1 për qind e PBB-së së Italisë), është vlera kolosale e pasurive të patundshme dhe mallrave të konfiskuara nga autoritetet financiare italiane nga kriminelët midis viteve 2015-2019. Sekuestrime që konfirmojnë rëndësinë e asaj që shihet si një zgjedhje strategjike e mafias për të investuar në pasuri të sigurta: kryesisht diamante, metale të çmuara, piktura dhe objekte arkeologjike me vlera të mëdha. Dhe këto thesare nuk janë të gjitha të vjedhura, por edhe janë blerë ligjërisht në tregun e artit, kryesisht në ankande.

“Për klanet mafioze, pasuritë e sigurta si vepra arti janë të dëshirueshme, pasi janë të përshtatshme. Është një biznes me degë në të gjithë botën, shumë i vështirë për t’u gjurmuar. E gjejmë veten përballë një shumë vështirësive dhe duhen teknika më të sofistikuara hetimore për të zbuluar se ku fshihen fondet e paligjshme, dhe për të gjurmuar të gjitha transfertat e parave”- totë Barbera. ”Kur je përballë një organizate mafioze që operon në tregun e artit, të nevojiten hetues me mendësi biznesi, që dinë të lexojnë pasqyrat financiare. Për një bos mafioz, pasja e një pikture ose një skulpture nga një artist i madh, nuk është thjesht një skemë e pastrimit të parave, por ajo i jep prestigj dhe reputacion’’.

Me kalimin e viteve, klanet kanë përsosur metodat e fshehjes së gjurmëve të parave që vijnë nga droga, gjobat dhe trafiqet e ndryshme. ”Krimi i organizuar, ka interes të investojë në mallra që mund të ndihmojnë në fshehjen e vlerës së tyre neto”- paralajmëron Federico Cafiero De Raho, prokuror i Antimafias.

Dhe ky është një nga kufijtë e rinj tek të cilët po përqendrohet vëmendja, nga hetuesit dhe ligjvënësit. Ndërkohë, Direktiva e Pestë e Bashkimit Evropian mbi pastrimin e parave u imponon operatorëve të sektorit të artit të njëjtat rregullore të transparencës që aktualisht zbatohen për bankat, noterët dhe llogaritarët. Ky është një hap i parë drejt transparencës.

LA STAMPA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0