Arsyet pse një nga telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S23 do të ndryshojë jetën tuaj të përditshme - Business Magazine Albania

Arsyet pse një nga telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S23 do të ndryshojë jetën tuaj të përditshme

Të pasurit një telefon në ditët e sotme nuk shërbn vetëm si një mjet komunikimi për kryerjen e telefonatave apo për shkëmbimin e mesazheve. Në ditët e sotme smartphone-t janë shndërruar në centralë të vertetë multi-tasking që u mundësojnë përdoruesve të kryejnë thuajse çdo veprim nga ekrani i telefonit.

Performancë fantastike

Shpesh performanca e telefonit, jetëgjatësia e baterisë, aftësia e lidhjes me aplikacione të tjera e jo vetëm lidhet drejtëpërdrejtë me ecurinë apo suksesin e ditës sonë. Fare mirë shprehja “më thuaj çfarë telefoni ke, të të them sa i suksesshëm je” mund të ilustrojë shembullin sesi një pajisje smartphone e fuqishme ka aftësinë të ndryshojë jetën tuaj të përditshme.

Seria Galaxy S23, jo vetëm që ngre në një nivel të ri çdo funksion të pajisjeve celulare, por edhe krijon mënyra të reja sesi njerëzit të shprehin veten e tyre, apo të shfrytëzojnë potencialin e smartphone-it të tyre 100%. Galaxy S23, Galaxy S23+ dhe sigurisht modeli Galaxy S23 Ultra, i cili bashkon dy botë të inovacionit të Samsung Galaxy. Ky smartphone ka gjithçka që ka pjesa tjetër e serisë, dhe për ata përdorues më kërkues, ai sjell disa veçori më shumë.

Processed with VSCO with a6 preset

Me një ekran 6,8 inç QHD+ Edge* Dynamic AMOLED 2X, ai ofron një sipërfaqe mbresëlënëse për të parë video, për të shkruar e-mail ose thjesht për të shfletuar në web, të gjitha këto gjithashtu bëhen më të lehta me S Pen. Pavarësisht zonës së madhe të ekranit, Galaxy S23 Ultra ka një shpejtësi të lartë rifreskimi Super Smooth prej 120 Hz, e cila mund të shkojë deri në një 240 Hz në Game Mode. E gjithë kjo mundësohet nga Snapdragon® 8 Gen 2, platforma më e fuqishme dhe efikase ndonjëherë në një smartphone Samsung Galaxy.

Pra nuk ka rëndësi nëse jeni jashtë zyrës kur ju kërkohet një dokument, pasi me Galaxy S23 Ultra, është njësoj si të keni kompjuterin në xhep.

Jetëgjatësia e baterisë

Bateria është një tjetër segment që mund të mos e konsiderojmë si prioritet kur zgjedhim një smartphone të ri në fillim, por sigurisht që kontribuon në cilësinë e përvojës së përdoruesit. Të kesh një telefon që ju mbështet edhe në ditët më të vështira nuk ëshë një superfuqi, apo një sekret. Janë pajisjet e serisë Galaxy S23 që mbështesin çdo përdorues edhe në ditët më të ngarkuara, apo kur janë në lëvizje. Bateria e fuqishme e kësaj serie do të mbajë gjatë gjithë ditës dhe nuk do t’ju lërë kurrë në baltë, falë karikimit të shpejtë.

Galaxy S23 Ultra është i pajisur me një bateri të fuqishme 5000 mAh që garanton orë e orë të tëra përdorimi. Dhe kur është koha për të karikuar, me karikuesin 45 W smartphone juaj do karikohet deri në 65% të kapacitetit të baterisë në vetëm 30 minuta.

Processed with VSCO with al3 preset

Shqetësimet e “battery low”, rifreskimit që merr disa sekonda, apo pamundësia për të shfrytësuar potencialin e vërtetë të një smartphone, marrin fund me serinë Galaxy S23. Për më shumë informacion rreth produktit, vizitoni linkun.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0