Business Elite Award 40 under 40, në Amsterdam organizohet me qëllim të identifikimit të sipërmarrësve të shquar në botën e biznesit, vizionarët, inovatorët, ata që ndryshojnë mënyrën se si bëhen gjërat.
Gjithashtu, në këtë mbrëmje Ardiani ishte i shoqëruar me Rina Malsori, drejuesve e kompanisë Frutti e cila po ashtu morri çmimin Elite’s Award 40 under 40.
Ardian Hoxha tha për Businessmag:
“Ndihem shumë krenar që unë dhe Rina Malësorin e fituam çmimin e Business Elite Award 40 under 40 dhe shpresoj që ky çmim do të na motivojë edhe më shumë që të vazhdojmë që me suksesin tonë të jemi model edhe për të tjerët. Unë gjithmonë them se kufijtë nuk ekzistojnë për atë që duam ta bëjmë, ndaj nevojitet që ne t’i caktojmë kufijtë tonë sa më larg dhe të arrijmë sa më shumë sukses.”
Në Londër, nominimi shkoi drejt vendit të dytë, çmimi Silver, me enterierin më të mirë të American School of Kosova punuar nga kompania Maden e Ideal Vejsës. Në këtë rast sipërmarrësi Ardian Hoxha u shpreh: “Pata kënaqësinë të jem së bashku me ekipën e Maden nga Kosova në Win Awards (World Interior News Awards) 2019 në Londër. Me këtë rast fituam vendin e dytë, Silver Award � me enterierin mbresëlënës të American School of Kosova!”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto