Arabia Saudite po ndërton aeroportin më të madh në botë, një qytet brenda qytetit - Business Magazine Albania

Arabia Saudite po ndërton aeroportin më të madh në botë, një qytet brenda qytetit

Arabia Saudite ka hedhur themelet e një prej projekteve më ambicioze të shekullit: ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi në botë dhe të hapet në vitin 2030.

Ky gjigant ajror do të shtrihet në një sipërfaqe prej 57 kilometrash katrorë, ekuivalente me 14,000 fusha futbolli, dhe do të ndërtohet rreth aeroportit ekzistues King Khalid në kryeqytetin Riad.

Aeroporti i ri do të përfshijë gjashtë pista fluturimi, zona moderne për relaks dhe argëtim, si dhe 12 kilometra katrorë të dedikuara për qendra tregtare. Deri në vitin 2030, pritet të  ketë  kapacitet të pres 120 milionë pasagjerë në vit, ndërsa në vitin 2050 ky numër pritet të arrijë në 185 milionë.

Me funksionimin e plotë të aeroportit, Arabia Saudite parashikon një rritje drastike të lëvizjes ajrore: nga 211 mijë ulje dhe ngritje aktuale, në mbi një milion çdo vit. Investimi i përgjithshëm për këtë mega-projekt llogaritet në 30 miliardë dollarë.

Lexo edhe: 10 destinacionet më të mira në Evropë për nomadët digjital, mes tyre edhe Tirana

Por aeroporti nuk do të jetë thjesht një qendër transporti – ai synon të bëhet një përvojë më vete për udhëtarët dhe vizitorët. Do të ofrojë hapësira të gjelbra të brendshme e të jashtme, dritare panoramike gjigante, një qytet argëtimi, një park ujor me makina zhytëse, si dhe katër atraksione madhore, përfshirë trenin më të lartë ujor në botë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0