Apple ul përkohësisht çmimet për të gjitha kabllot dhe pajisjet USB-C - Business Magazine Albania

Apple ul përkohësisht çmimet për të gjitha kabllot dhe pajisjet USB-C


Apple është duke ofruar një ulje për blerësit e rinj të MacBook dhe MacBook Pro të mërzitur që sendet e tyre të vjetër nuk do të punojnë me laptopët e tyre të rinj; kompania ka njoftuar se ajo është duke bërë zbritje për shumiën e kabllove USB-C, dongles(një pajisje e vogël që përdoret me një kompjuter, veçanërisht për të lejuar qasje në wireless ose përdorimin e software-it të mbrojtur) dhe pajisje të tjera që shiten online dhe në dyqanet e tyre me pakicë.

Dobësia e vetme është se uljet janë të përkohshme, që zgjasin nga tani deri në fund të vitit dhe çmimet me sa duket do të kthehen pas këtij afati në çmimet normale.

Disa nga uljet që bën Apple janë:

pajisja çmimi
Përshtatës USB 19 £ – 9 £
 Përshtatës Thunderbolt 3  49 £ – 29 £
 USC-C për kabllo Lightning (një metër)  25 £ – 19 £
  USC-C për kabllo Lightning (dy metër)  35 £ – 29 £
 versionet HDMI dhe VGA  69 £ – 49 £
Lexues Karte SD SanDisk  45 £ – 33 £

Dhe të gjitha kabllot dhe periferikët e tjerë USB-C d do të jenë me 25% zbritje.

Uljet e çmimeve do të bëhen vetëm për artikujt e Apple që janë të certifikuar dhe jo për pajisje të tjera që edhe pse mund te jenë mjaft të mira, por janë pajisje imitime të Apple. Prandaj duhet të bëni kujdes.

 

burimi: arstechnica.co.uk

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0