Në të njëjtën javë që OpenAI ka lançuar një aplikacion ChatGPT për iPhone, Apple ka ndaluar punonjësit të përdorin Inteligjencën Artificiale
Apple i bashkohet listës së kompanive që tashmë kanë ndaluar aksesin e punonjësve në ChatGPT dhe platforma të ngjashme të AI. Deri më tani, këto përfshijnë Amazon, Samsung dhe JP Morgan Chase.
Sipas një raporti nga WSJ, “Apple është i shqetësuar se punonjësit që përdorin këto lloj programesh mund të nxjerrin të dhëna konfidenciale”.
Apple u ka thënë gjithashtu punonjësve që të mos përdorin GitHub’s Copilot në pronësi të Microsoft, i cili automatizon shkrimin e kodit të softuerit.
Shqetësimet lindin se kur njerëzit përdorin këto modele, të dhënat hyrëse mblidhen nga kompanitë pas tyre – teorikisht për të përmirësuar vazhdimisht produktin. decrypt
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.