Apple ka një zgjidhje për një nga problemet më të mëdha të sigurisë.

Apple ka një zgjidhje për një nga problemet më të mëdha të sigurisë



Apple ka një propozim për të  zgjidhur një nga problemet më të mëdha që sot ekziston: problem i sigurisë. Ky propozim nga Apple gjithashtu pritet të lehtësojë edhe përdorimin nga qytetarët. Propozimi mbështetet edhe nga inxhinierët e Google. 

Me siguri keni patur vështirësi ose ju ka marrë shumë kohë, kur keni hyrë në një llogari bankare. Banka juaj dërgon një kod 6-8 shifror në telefonin tuaj, që pastaj e vendosni në faqen e internetit të bankës. Kjo ka për qëllim të konfirmojë që vetëm pronari i llogarisë është në gjendje të regjistrohet, duke dërguar kodin në numrin e telefonit të regjistruar në llogari.

Lexo: Analistët: Problemi më i madh i Huawei është pasiguria

Problemi është që kur të merrni atë kod, duhet ta vendosni ju personalisht. Jo të humbisni kohë duke gjetur kodin ose mund ta keni harruar atë. Asnjëra nuk është e dobishme.

Përveç kësaj, sistemi aktual prezanton mundësinë që një sulm hakerash mund të prishë informacionin e llogarisë tuaj dhe të nxisë bankën tuaj t’ju dërgojë një kod. Pastaj, pasi keni futur kodin, juve ju vjen një mesazh që dikush e ka futur kodin para jush. Ju kuptoni që llogaria juaj është sulmuar ose është hapur nga dikush tjetër.

Lexo: Produktet Apple, probleme me sigurinë

Propozimi i Apple, i cili përfshin mbështetje nga inxhinierët në Google, synon të krijojë një format të standardizuar për këto mesazhe, që do të lejojnë që kodi të futet pa ndërhyrje shtesë nga përdoruesit. Ai e bën këtë duke vendosur kodin në faqen që e kërkon atë. Si rezultat, përdoruesi thjesht mund të klikojë kodin nga opsionet automatike në tastierën e tij.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0