Apple i përgjigjet thirrjes për bojkot të Donald Trump


Surprizë: CEO i Apple siç duket nuk është dakord me thirrjen e Donald Trump për të bojkotuar produktet e Apple.

Në një intervistë të gjatë për Time Magazine rreth betejës mes Apple dhe FBI-së CEO Tim Cook u pyet nëse ai beson nëse garuesi presdencial për Partinë Republikane bëri thirrje për bojkot për shkak të një keqkuptimi rreth pozicionit të Apple.

“Unë nuk kam folur me të, kështuqë nuk e di se çfarë mendon ai,” thotë Cook, sipas një transkripti të intervistës publikuar të Martën.

“Mënyra si e shoh unë është se Apple është kompania e madhe amerikane e cila vetëm këtu mund të kishte ndodhur,” vazhdon Cook. “Dhe unë e shoh si përgjegjësinë tonë për t’u ngritur në një rast të tilllë për të qenë në mbështetje të gjithë atyre njerëzve që mendojnë në të njëjtën mënyrë si ne, por nuk kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë.”

Trump, një përdorues i iPhone dhe ish-aksioner i Apple një herë e një kohë, bëri thirrje për bojkotimin e produkteve të Apple muajin e kaluar pas vendimit të kompanisë për refuzimin e ndërtimit të një mjeti për të hyrë në iPhone 5c që i përkiste njërit prej terroristëve pas sulmit me të shtëna në San Bernardino.

Idea e bojkotit duket se i ka ardhur spontanisht Donald Trump-it gjatë një gare rally.

“Ajo që mendoj unë se duhet të bëni është të bojkotoni Apple deri aq sa ata të japin numrin e sigurisë që u kërkohet,” ka thënë Trump gjatë një evenimenti muajin e kaluar. “Si mendoni? Sapo e mendova një gjë të tillë. Bojkotoni Apple.”

Gjatë fushatës së tij Trump ka kritikuar Apple, Facebook dhe Amazon mes të tjerash. Disa, duke përfshirë edhe Cook, sipas raportimeve kanë mbajtur një pritje private në fillim të muajit me ligjvënësit republikanë ku hipja në pozita e Trump ishte kryefjala e eventit.

Jo të gjithë CEO-t e teknologjisë kanë qenë po aq diplomatikë sa Cook në përgjigjiet e tyre publike ndaj sulmeve të Trump.

Pasi Trump sulmoi Amazon dhe CEO-n e tij Jeff Bezos, moguli i teknologjisë thjesht sugjeroi dërgimin e Trump në hapësirë.

Apple-i-përgjigjet-thirrjes-për-bojkot-të-Donald-Trump-businessmag

 

/Mashable/

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale