Apple do të arrijë rekordin e 1 trilionë $ nga shitjet e iPhone - Business Magazine Albania

Apple do të arrijë rekordin e 1 trilionë $ nga shitjet e iPhone


Apple ka përfituar shumë para nga iPhone prej shumë kohësh dhe analistët kanë lajmëruar se Apple së shpejti do të bëhet një kompani 1 trilionë $.

TechSot.al raporton se edhe pse shitjet e iPhone do të kalojnë 1 trilionë $ kjo nuk do të thotë se kapitalizimi i Apple në treg është po aq.

Një raport i ri tregon se Apple mund të ketë shitur mbi 1.2 bilionë njësi iPhone në gati 10 vjet , duke e bërë atë produktin më të suksesshëm të të gjithë kohërave.

Sipas autorit të raportit, i cili është një analist tek Asymco, nëse shitjet e iPhone vazhdojnë në këtë ritëm, shitjet do të kapin shifrën 980 bilionë dollarë që në mesin e këtij viti.

Gjithsesi hardware-i nuk është burimi i vetëm i të ardhurave për Apple.

Apple ka patur mbi 100 milionë dollarë fitime nga apikacionet, mediat etj.

Raporti gjithashtu shënon se përafërsisht ka 17.5 trilionë sesione të iPhone çdo vit , gjë e cila vjen nga 600 milionë pajisje aktive të cilat zhbllokohen 80 herë në ditë mesatarisht.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0