Aplikantja e Amazon, e cila impresionoi Jeff Bezos, ndan 5 mënyra për të lënë mbresa gjatë një interviste pune - Business Magazine Albania

Aplikantja e Amazon, e cila impresionoi Jeff Bezos, ndan 5 mënyra për të lënë mbresa gjatë një interviste pune

~4 minuta lexim

Ann Hiat, një  veterane e Silicon Valley prej 15 vitesh tregon se si u punësua menjëherë tek Amazon pas një interviste mbresëlënëse pune me Jeff Bezos në vitin 2002.

Bazuar në qindra intervista që ka kryer gjatë karrierës prej dekadash, Hiat, e cila ka punuar dhe tek Google, jep këshillat e saj kryesore se si t’i bëjmë përshtypje menjëherë një menaxheri punësimi gjatë një interviste pune:

  1. Tregoni histori të paharrueshme bazuar në hobit dhe interesat tuaja

Njerëzit me të cilët punova ose punësova në Google ishin “të çuditshëm”. Ata kishin hobi interesantë, njohuri të thelluara dhe pasione jashtë punës së tyre.

Por, ata bënin më shumë sesa thjesht të thoshin “Më pëlqen të merren me kopshtari” ose “Më pëlqen të ndërtoj mobilje”. Në vend të kësaj, ata tregonin se si arritën të zhvillonin interes për diçka të caktuar në mënyra interesante dhe tërheqëse.

Për shembull, një aplikante që ishte alpiniste e zjarrtë zbuloi se si babai i saj gjithmonë kishte ëndërruar të ngjitej në malin Everest, por kurrë nuk pati mundësinë ta realizonte këtë ëndërr, kështu që tani kjo është kthyer në një nga qëllimet e saj në jetë.

Cilat do qofshin hobit apo interesat tuaja, tregoni një histori ose përvojë në lidhje me të që intervistuesi juaj nuk do ta harrojë.

  1. Flisni për atë që nuk dini, por jeni të etur ta mësoni

Askush nuk dëshiron të punësojë dikë që i di të gjitha.

Një nga gabimet më të zakonshme që bëjnë kandidatët është të mbitheksojnë të gjitha gjërat në të cilat ata janë të mirë. Por, ky është një flamur i kuq që tregon se atyre u pëlqen të qëndrojnë në korsinë e tyre dhe të luajnë të sigurt, në vend që të kërkojnë sfida dhe përvoja të reja.

Flisni se cilat fusha jeni të interesuar të përmirësoni, aftësitë që dëshironi të zhvilloni dhe qëllimet ambicioze që dëshironi të arrini një ditë.

Lexo edhe: Ja përse është gabim të thuash: “Kjo është një pyetje e shkëlqyer”, gjatë një interviste pune

  1. Përdorni fjalë të punës në grup si “ne” dhe “ekipin tim”

Është e lehtë të thuash se punon mirë me të tjerët. Nuk ka asnjë mënyrë që një menaxher punësimi të kuptojë nëse vërtet keni aftësi për punë në ekip dhe bashkëpunim.

Por kur thoni shumë “unë”, kjo tregon menjëherë se mund të shpërqendroheni lehtësisht, duke u përpjekur të mbani rezultatin e fitoreve tuaja dhe të merrni kredite  individuale.

  1. Flisni për ide që nuk funksionuan

Google njihet për anulimin e projekteve që nuk funksionojnë. Në vend që të ndihen të dekurajuar, punonjësit më të mirë motivohen nga dështimet e tyre. Pra, ndani shembuj të rasteve kur ju është dashur të zhvendoseni nga një projekt pasioni dhe të zbatoni atë që keni mësuar në një projekt të ri.

Kjo do të shihet si një pasuri, jo një dështim.

  1. Shkoni përtej përshkrimit të punës dhe kini një vizion për të ardhmen

Gjëja e fundit që një menaxher dëshiron të dëgjojë është një përsëritje e përshkrimit të punës.

Jo domosdoshmërisht duhet të shkoni në një intervistë, duke paraqitur një titull pune krejtësisht të ndryshëm. Çështja është të tregoni se keni një vizion se si mund të duket roli juaj në një ose dy vite.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ata që nuk ndryshojnë, do të mbeten prapa.”
— Barack Obama
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0