Aplikacioni shqiptar "Tapnapp" që po konkurron me Facebook, Instagram dhe Snapchat - Business Magazine Albania

Aplikacioni shqiptar “Tapnapp” që po konkurron me Facebook, Instagram dhe Snapchat


Shqiptarët tani më do të kenë edhe një rrjet social të vetin ku mund të komunikojnë dhe të ndajnë emocione me shoqërinë në kohë reale.

Krijuesit nëpërmjet këtij aplikacioni duan që të konkurrojnë gjigantët e rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Snapchat.

Aplikacioni ‘Tapnapp’ është krijuar nga shqiptarë të Maqedonisë që jetojnë në Zvicër. Bëhet fjalë për Nedim Dauti, Blerim Dauti dhe Valmir Amzai.

Mbrëmë u bë edhe lançimi i këtij aplikacioni dhe krijuesit thonë se në orët e para kanë pasur mbi 450 përdorues që kanë kërkuar të abonohen në këtë aplikacion.

”Gjithashtu aplikacioni përmban një lloj të ri chati visual që nuk është përdorur asnjëherë më parë. Ideja e këtij aplikacioni lindi vitin e kaluar pasi që njëri nga kreatorët, duke përdorur rrjetet sociale ekzistuese vuri re që gjithmonë shikonte përmbajtje pas disa minutash, orësh, ditësh ose edhe më tepër.

Duke parë këtë problematikë, ramë në perfundim që ky mekanizem duhej të ndërrohej me një sistem të ri që do t’i mundësonte botës dixhitale të ketë një koncept të njëjtë me jetën reale.” thotë Blerim Dauti, njëri ndër krijuesit e këtij aplikacioni.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0