Aplikacioni i Trumpit, “Truth Social” nuk miratohet në Google Play Store - Business Magazine Albania

Aplikacioni i Trumpit, “Truth Social” nuk miratohet në Google Play Store

Aplikacioni i Trumpit, “Truth Social” nuk miratohet në Google Play Store

Platforma e rrjeteve sociale e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Truth Social Android, nuk është miratuar në Google Play të kompanisë Alphabet, për shkak të moderimit të pamjaftueshëm të përmbajtjes, shkroi Reuters.
Sipas një zëdhënësi të Google, telefonat Android përbëjnë rreth 40 për qind të smartfonëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pa dyqanet Google dhe Apple, nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për shumicën e përdoruesve të smartfonëve për të shkarkuar platformën Truth Social.

“Më 19 gusht, ne njoftuam Truth Social për disa shkelje të politikave standarde në paraqitjen e tyre aktuale të aplikacionit dhe përsëritëm se të kesh sisteme efektive për moderimin e përmbajtjes së krijuar nga përdoruesit është një kusht i shërbimit për çdo aplikacion të dalë drejtpërdrejt në Google Play”, ka thënë Google përmes një deklarate.

Google tha se i ka shprehur shqetësimet te Truth Social për shkeljet e politikave të saj të Play Store që ndalojnë përmbajtje si kërcënimet fizike dhe nxitjet për dhunë.

Truth Social rivendosi prezencën e Trumpit në rrjetet sociale më shumë se një vit pasi ai u ndalua nga Twitteri, Facebooku dhe YouTube pas trazirave të 6 janarit 2021, ku Trumpi është akuzuar për postime të mesazheve që nxisin dhunën.
reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0