Aplikacioni i njohur i "shopping" Wish ka vendosur të investojë 500 milionë $ në një projekt të ri - Business Magazine Albania

Aplikacioni i njohur i “shopping” Wish ka vendosur të investojë 500 milionë $ në një projekt të ri


Wish, krijues i aplikacionit nr. 2 të shopping-ut me të njëjtin emër, është duke ngritur një investim të ri prej rreth 500 milionë $, sipas burimeve të shumta.

Raundi i vlerësuar në startup-in e-commerce është më shumë se 3,5 miliardë $, por më i ulët se 5 miliardë $. Temasek, firma e investimeve në pronësi nga qeveria e Singaporit, është një nga investitorët që do të drejtojë raundin e ri.

Wish ka investuar për shumicën e 500 milionë $ tashmë, por ende është në diskutime me investitorë të tjerë për fonde shtesë që do të shtyjnë rritjen për gjysmë miliardë dollarë.

Wish, me bazë në San Francisko, shet një shumëllojshmëri të gjerë të mallrave, me çmim të ulët jo-markë me anë të aplikacionit bazë Wish, si dhe aplikacioneve të tjera të quajtura Geek dhe Mama. Artikuj si orat me 4 $  dhe pantallonat me 7 $ janë dërguar direkt nga prodhuesit kinezë, gjë që ndihmon për të mbajtur çmimet shumë të ulta, por gjithashtu mund të rezultojë në furnizimet që marrin disa javë. Mallrat janë të llojit të artikujve që mund të vijnë në tregun e Alibaba Taobao ose në aplikacionin e vet AliExpress.

Wish ka investuar në hapësirë për depo kështu që mund të përshpejtojë kohën e shpërndarjes nga magazinimi i sendeve të njohura në vendin ku jetojnë blerësit. Programi, i quajtur Wish Express, është lançuar kohët e fundit dhe dërgesa zgjat deri në 6 ditë, ka thënë një person.

Aplikacioni Wish është renditur përgjithësisht pas Amazon në kategorinë tregtare në app stores. Startup-i ka qenë dorëlëshuar në reklamat online dhe ishte një kohë ku ka qenë reklamuesi nr 1 në facebook. Kompania ka pasur sukses në ndërtimin e një përvoje mjaft të këndshme dhe një strategjie për uljen e çmimeve që inkurajon blerjet impulsive. Por ka ende punë për të bërë në këtë treg.

Në një intervistë me Recode vitin e kaluar, CEO i Wish Peter Szulczewski tha se ai beson se aplikacionet e kompanisë së tij në fund mund të kalojnë 1 trillionë $ në shitjet bruto. Sot, Wish ka disa miliardë dollarë, dhe merr rreth 12 % – 15% të të ardhurave të saj.

Business Insider raportoi se Wish po mblidhte fonde dhe se investitorët në këtë raund të fundit do të mblidhnin investimet e tyre para investitorëve të mëparshme në rast të shitjeve zhgënjyese të kompanisë.

 

burimi: recode.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0