Aplikacioni Allo mund të jetë WhatsApp-i i ri - Business Magazine Albania

Aplikacioni Allo mund të jetë WhatsApp-i i ri


Google ka lançuar aplikacionin Allo, një aplikacion për mesazhe për Android, i cili kryen shumë punë me chat-et tuaja.

Gjithashtu përdorimi i rregullt e përmirëson eksperiencën gjithmonë e më shumë. Allo është përpjekja e Google që të zhvilloje një aplikacion smart për mesazhe, e cila përvec mundësisë për të folur në chat, ju lejon edhe të bëni plane dhe të gjeni informacione gjithashtu.

Google po shpreson që ta zhvillojë Allo në një platformë, ashtu sic kanë bërë shumë aplikacione për mesazhe deri tani. Ofron shumë opsione që e dallojnë nga aplikacionet e tanishme.

Si për shembull opsionin e përgjigjeve të zgjuara duke iu propozon përgjigje në varësi të bisedës tuaj. Mundësia e dërgimit të emoji. Pa harruar mbi të gjitha se Allo enkriprton bisedat.

Madje aplikacioni Allo është vendi i parë ku Google Assistant do të jetë i disponueshëm.

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.alBusiness Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli,  në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0