Aplikacionet që përdorim vazhdimisht na bëjnë të palumtur

Aplikacionet që përdorim vazhdimisht na bëjnë të palumtur


A je i lumtur nga aplikacionet që përdor apo koha që shpenzon online të bën agresiv, nervoz, ziliqar dhe të mërzitur?

Nëse është kjo e fundit, atëherë sipas studimit të Moment, një aplikacion që monitoron dhe limiton sasinë e kohës së përdorimit të internetit në pajisjet Apple, ju po shpenzoni shumë kohë në internet.

Një grup me specialistë të teknologjisë nga Qendra e Teknologjisë Njerëzore, janë të shqetësuar se ku po na drejton kjo industri. Moment pyeti 200,000 përdorues të iPhone nëse ata janë të lumtur me kohën e shpenzuar online. Synimi i tij ishte të zbulonte cilat aplikacione ne i konsiderojmë më të rëndësishme.

Përgjigjet përfshinin kryesisht aplikacionet që ofronin më shumë lumturi si Calm (meditim), Amazon Music, Audible (podcasts dhe libra me audio) dhe aplikacione moti.

Por aplikacionet si Grindr, Candy Crush Saga dhe Reddit ishin ata që i bëjnë njerëzit të pa lumtur. Sasia e kohës që ne shpenzojmë në platforma të ndryshme është e rëndësishme për gjendjen tonë mendore dhe emocionale, nëse na bëjnë të ndihemi mirë apo jo. Kevin Holesh, dizajner i Moment, thotë se ka një “pikë të rënies së lumturisë” për çdo aplikacion.

Për Facebook-un, kjo barazohet me rreth 20 minuta, ndërkohë që studiuesit thonë se përdorimi i moderuar i aplikacionit ndryshonte pozitivisht humorin e përdoruesit. Njerëzit që kalonin më shumë se 40 miunta online ishin të prirur për të qenë më pak të lumtur, pavarsisht aplikacionit që po përdorin.

Kërkimi bie dakord me studime të bëra më parë, ku thuhet se shumë kohë e shpenzuar online është e dëmshme për mirëqenien tonë dhe mënyrën se si ndërveprojmë me të tjerët. Për shembull një studim Kinez i vitit 2013, zbuloi se përdoruesit e Weibo e kishin më të lehtë të shprehnin inat sesa lumturi apo trishtim.

Në një botë ku njerëzit janë vazhdimisht online dhe të rrethuar nga pajisjet dixhitale, gjetja e mënyrave për të moderuar përdorimin e tyre mund të jetë çelësi për të qenë i lumtur.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0